G8-a, takim dy ditor në Francë

Liderët e G8-ës, apo tetë vendeve më të industrializuara në botë, do të zhvillojnë një takim dy ditor, në qytetin bregdetar francez, Dovill. Në këtë samit, liderët e G8-ës, pritet të përkrahin një paketë ndihmëse shumë -miliardëshe për Tunizinë dhe Egjiptin, pas kryengritjeve të “pranverës arabe”, që largoi nga pushteti dhe udhëheqësit autokratë të tyre.
Situata në Libi është gjithashtu në agjendën e bisedimeve të G8. Vëmendje pritet t’i kushtohet edhe cështjes se kush do ta udhëheqë Fondin Monetar Ndërkombëtar, pas largimit të Dominik Shtraus Kanit, që do të përballet më akuzat për dhunim në tentativë në Nju Jork.
Ministrja franceze e financave, Kristinë Lagard, është një prej kandidateve që garon për këtë pozitë, pasi mori përkrahjen e BE-së. Ndërkaq presidenti Barack Obama dhe kryeministri britanik David Cameron një ditë më parë në takimin mes tyre, folën për samitin në fjalë, për ndihmën që duhet ti japin lëvizjeve demokratike në Lindjen e Mesme, për mbështjetjen per vendet që përqafojnë reformat demokratike etj. Cameron dhe Obama po ashtu shprehën besimin në largimin e liderit libian, muamar gadafi. Ndërkaq Rusia do të propozojë në samitin e G8, masa për të përmirësuar sigurinë bërthamore. Sipas presidentit rus dmitri medvedev, këto masa synojnë rritjen e përgjegjësisë të vendeve mbi përdorimin e energjisë bërthamore.