E Shtunë, 31 Tetor 2026

KOLEGJI PO M PAS

Ajo cka po ndodh ne Shqiperi keto dite eshte pervec se nje histori me pasoja te menjehershme negative per shoqerine Shqiptare per demokracine dhe integrimin europian te ketij vendi edhe nje tregues mjaft i rendesishem per ate cka e ardhmja e afert dhe e larget po i kanos ketij vendi.

Pasojat e menjehershme pas deklaratave te nderkombetareve besoj te qarta per te gjithe ne moment te pare te indinjojne te nxisin ndjenjat e nje revolte te papershkruar. Syte tane pane te trallisur kesaj jave drejtperdrejt dhe ne menyre transparente deri ku mund te arrije forca e nje pushteti mbi institucionet e pavarura qe ne kete sistem duhej te perbenin garancite mbrojtjes se lirive tona prej tij.

Kjo skene e shemtuar dhe e pamundur per tu gelltitur ka revoltuar me te drejte qytetaret e ketij vendi dhe merakosur miqte tane nderkombetare per nje konflikt te mundshem ne Shqiperi per nje destabilizim te saj pa pasoja kesaj radhe per Ballkanin qe jemi mesuar ta quajme te trazuar. Vendet fqinje po ecin shpejt ne proceset integruese dhe ne kete kuptim destabilizimi yne i mundshem do te jete i izoluar dhe pa ndikime mbi ta.

Por nese do te mund te ruanim nje fare qetesie dhe distance me cka po ndodh dhe ta kundronim situaten per aq sa eshte e mundur nga lart ndjenja me e forte nuk do te ishte revolta dhe indinjata por trishtimi. Trishtimi per te ardhmen e ketij vendi qe nga lart duket edhe me e zymte.

Le ta leme menjane KQZ-ne ne paligjshmerite e saj. Dhe le te shikojme perreth ne ekrane ne rruge ne shtypin e perditshem ne sallat qeveritare se cfare po thuhet dhe mbrohet nga disa njerez ne ate qe do ta quanim post-KQZ. Justifikohet ky institucion vendimi i tij i tij i paligjshem argumentohet ne menyre populiste leximi i votes se cdo qytetari banalizohet ligji rendesia e tij dhe e procedures shtremberohen parimet e demokracise dhe shtetit te se drejtes interpretohen keq raportet dhe deklaratat plot shqetesim te miqve tane nderkombetare kercenohet opozita dhe me pas flasim per ullirin si peme e paqes. Kuptohet pra se nuk kemi te bejme me me nje gabim institucional apo administrativ te KQZ-se.

Kemi te bejme me nje aktivitet te gjere e te bollshem te premedituar deri ne hollesi e detaje e mbi te gjitha te ndergjegjshem dukshem te ndergjegjshem per paligjshmerine e KQZ-se. Te ndergjegjshem per pasojat mbi demokracine tone per lirite dhe te drejtat tona. Keta njerez vazhdojne te hiqen sikur skuptojne tashme qe behet e qarte edhe nga vete BE se demi do te jete i madh mbi idealin tone europian dhe se Shqiperia po kercenohet me nje izolim te vertete.

Por ceshte me shqetesuesja nuk kemi vetem mbretin te semure. Kjo histori e turpshme po tregon se kemi nje pjese sado te vogel te shoqerise sone te paafte te vere te ardhmen tone mbi te ardhmen e pasurise personale. Te ardhmes se Shqiperise po i behet nje atentat i rende dhe me pasoja veshtiresisht te rikuperueshme. Por nje atentat kolektiv dhe ne bashkepunim. Duket qarte dhe ne menyre transparente qe nje grup i caktuar ka nje axhende tjeter dhe te ndryshme nga e ardhmja demokratike dhe europiane e Shqiperise. Dhe ky grup nuk po e fsheh me kete e as po e kamuflon me ne frazeologji boshe dhe pakuptim.

Keta njerez e dine se cfare po bejne e se cfare kerkojne. E dine gjithashtu se ne nje pjese te madhe te shoqerise sone per arsye objektive dhe historike mungon ose nuk eshte ne nivelin e duhur kultura dhe njohja e demokracise shtetit te se drejtes. Pikerisht kete te fundit po e shtrydhin ne maksimumin e mundshem. Duke i prezantuar asaj militanteve ne radhe te pare mbajtjen me cdo kusht dhe cmim te pushtetit si nje vullnet pozitiv per leximin e cdo vote degjimin e cdo qytetari.

Ky ndergjegjesim i tyre eshte rreziku i Shqiperise i demokracise i integrimit europian te saj. Me nje fjale i te ardhmes se ketij vendi.
Dhe ketu ze fill trishtimi. Te tille qe Kolegji Zgjedhor qofte edhe me nje vendim te drejte ne perputhje me ligjin do te mund ta lehtesoje por jo zhduke. Sepse ky kolegj do te mund te zgjidhe perkohesisht krizen dhe te ktheje ligjshmerine ne kete vend duke qetesuar keshtu ndjenjen e revoltes qe na kapertheu te gjitheve.

Por ai nuk do te mund te zbertheje dhe zmbraps kete grup njerezish qe aq qetesisht dhe ne menyre krejt transparente frymezuan dhe realizuan nje shkelje te tille te ligjit dhe e mbrojten ate kaq ndergjegjshem. Dhe ne kete kuptim as axhenden e tyre e cila sic u duk qarte diten per diell ka vecse nje objektiv mbajtjen me cdo kusht te pushtetit. Pra nje burim i pashtershem rreziqesh pengesash dhe vonesash per demokracine dhe integrimin.

Si do te zgjidhet kjo Po me pas si do te veje A mund te pritet demokratizim dhe integrim nga keta njerez ose me thjesht akoma a mund te beje zgjedhje te verteta Shqiperia nen drejtimin e ketyre Nga gjithe kjo krize kjo eshte ne fakt pikepyetja me e madhe ose e thene ndryshe kjo eshte ceshtja.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›