Aksioni i tatimeve në Durrës, bllokohen bizneset e palicensuar

Kur shumë prej tregëtarëve kanë pritur me padurim sezonin e ri turistik si një mundësi të mirë për përfitimin e të ardhurave, janë tatimorët ata që kanë prerë hovin e tyre duke u bllokuar aktivitetet dhe bizneset e vogla të palicensuar.
Policia tatimore gjatë një kontrolli intensivë të ushtruar në zonën turistike të plazhit të Durrësit kanë mbylluar disa aktivitete tregtare të palicensuara.
Gjatë kontrollit janë bllokuar 15 subjekte te ndryshme, ndërsa pronarët kanë kërkuar më shumë kohë për licensimin e tyre. Nga ana tjetër, drejtori i policisë se degës tatim taksave në Durrës, Shpëtim Fortuzi ka deklaruar se cdo gjë po kryhet konform ligjit dhe se do të bllokohen të gjitha aktivitetet e palicensuara.
Ndërkohë sipas tij, ky aksion do të shtrihet edhe në lagje të tjera të Durrësit.