Tatimoret e Durresit jane hedhur ne nje aksion ne zonen turistike te plazhit
Tatimorët e Durrësit janë hedhur në një aksion në zonën turistike të plazhit të Durrësit, me synim disiplinimin e subjekteve të licencuar.
Një vendim i 5 ditëve të fundit i ndryshuar, ka bërë që subjekteve të cilët rezultojnë janë të paregjistruar u bllokohet automatikisht aktiviteti dhe malli ju sekuestrohet nga tatimorët.
17 subjekte të biznesit të vogël, të cilët tregtojnë me shumicë dhe pakicë aksesorë të ndryshëm për pushuesit, kanë rezultuar nga kontrollet e ndërmarra të paregjistruar, të cilëve automatikisht u është bërë sekuestrimi i mallit.
Në krye të aksionit të nisur është kreu i drejtorisë së Tatimeve të Durrësit, Shkëlqim Fortuzi.
Rreth 1 mijë është numri i aktiviteteve sezonalë të hapur rishtazi në zonën bregdetare të Durrësit, të cilët për gjatë muajit Maj do të jenë objekt i kontrollit të tatimorëve të Durrësit.