Kanalizimi pa qytet
Ne ligjeraten e tij te mbajtur ne Bordeaux me 20 prill te vitit 1967 psiko-analisti francez Jacques Lacan pervec tjerash terheq vemendjen per nje dallim te madh ndermjet njeriut dhe kafshes ne kontekstin e natyres pa dashur te - sic thote ai - pluskoje ne antropologjine kulturore.
Ndryshe prej te gjitha niveleve te mbreterise se kafsheve qe nisin me elefantet e hipopotamet dhe perfundojne me meduzat njeriu natyrshem karakterizohet nga nje turp i jashtezakonshem qe ndjen per evakuimin e jashteqitjes.
Njeriu eshte kafsha e vetme per te cilin kjo gje paraqet nje problem. Sigurisht qe sot nuk preokupohemi fare me kete dhe madje as qe e verejme si problem. Jane gjithe ato pajisje te vogla e te lidhura mire qe e evakuojne jashteqitjen ne nje sistem te padukshem te gypave. Rrjeti i gjere i kanalizimit sajon nje bote te nendheshme qe e shpeton nga turpi njerezimin mbi dhe. Ate qe e ndrydhim shpirterisht per shkak te ndergjegjes sone e misherojme fizikisht si dicka qe nuk duam ta shohim. Deshira per te mos perjetuar reifikohet ne deshiren per te mos pare.
Lacan shkon me tutje. Perderisa menaxhimin e mbeturinave dhe kanalizimin e jashteqitjeve nuk e marrim si pikenisje te qyteterimit nuk do te jemi ne gjendje te themi dicka serioze. Shendeti mjedisi dhe estetika tashme jane me neve. Kur mberrijme te ekuacioni qyteterimet e medha = gypat dhe kanalizimet nuk ka perjashtime. Babilonia kishte kanalizim Roma po ashtu. Keshtu ka nisur Qyteti me Cloaca maxima. Qyteti ka qene i destinuar per ta sunduar boten dhe duhet te jemi krenare me kete.
Arsyeja pse nuk jemi krenare gjendet te analogjia e perbindshme qe ekziston midis kanalizimit dhe kultures. Kultura nuk eshte me nje privilegj. E gjithe bota eshte e mbuluar me te. Kultura koagulon ne ne. Mirepo per shkak se jemi te mberthyer ne guasken gjigante te mbetjeve qe vijne nga i njejti vend ne bejme vecse perpjekje te vagullta qe ti japim forme thote Lacan. Dhe ku permbarohet e gjithe kjo Te idete e medha sic thuhet. Historia per shembull. Hegeli. E keshtu me radhe...
Keto lexime po me faniteshin teksa shikoja pellgjet me ujera te zeza neper rruget e Prishtines pas shiut te pasdites. Jashteqitja po i kthehej qytetit ne siperfaqe. Per jashteqitjen jemi te sigurt por nese behet fjale per Qytet kete tashme smund ta themi. Me keso kanalizimi nuk kemi Qytet dhe nuk jemi te qyteteruar. Kjo nuk do te thote qe Prishtina eshte ende fshat. Larg mendsh Ne e kemi humbur fshatin dhe ajo qe kemi fituar nuk eshte Qyteti. E kemi humbur fshatin dhe tash spo arrijme ta fitojme Qytetin. Mbase mund te thuhet edhe ndryshe po e humbim Qytetin ne nje menyre qe sna lejon ta rifitojme as fshatin.
Fjala planifikim sec ka njefare konotacioni komunist sipas pershtypjes se shume politikaneve dhe analisteve edhe me te shumte te tyre. Andaj gjithcka ia kemi nenshtruar iniciativave te panumerta individuale per te perfunduar keshtu me jashteqitjen qe na rikthehet. Me gjithe keto mbindertime qe kycen ne sistemin e njejte e te fundem te kanalizimit nuk mund te kishim fat tjeter. Seshte puna qe Prishtina ska kanalizim. Prishtina njemend ka kanalizim. Por ajo sarrin te ndahet qarte nga ai.
Bota e Qytetit dhe Bota e Nendheshme e kanalizimit te Qytetit jane te ndara vetem ne menyre relative. Sepse diferencimi i ketyre dy boteve thuajse eshte i shoqeruar me mallkimin per pamundesine e izolimit te tyre prej njera-tjetres. Kanalizimi i Prishtines nuk eshte gyp menjanes por ene komunikuese. Pra qyteti yne ka kanalizim. shte kanalizimi ai qe se ka Qytetin.
Permbytja me ujera te zeza tregon se ajo qe eshte ndrydhur te ne as nuk sublimohet ne shprehje te pranueshme shoqerisht dhe as nuk shperfaqet ne trajta simptomash indikative. Sepse ajo qe eshte ndrydhur nuk tjetersohet aspak por kthehet ne formen e saj te vjeter e te kulluar.
Ka dicka thellesisht te paperfunduar ne kete vendin tone...