G8, fond 12 miliardë dollarë për zhvillimin e bujqësinë
Vendet e G8-s do të angazhohen me një fond me vlerë më të lartë se 12 miliardë dollarë për zhvillimin e bujqësisë për tre vitet e ardhshme si pjesë e një iniciative për sigurinë dhe garantimin e ushqimit. Kështu u tha në projektdeklaratën e liderëve të G8-s.
Projektdeklarata e liderëve të G8-s, të cilën nisin të mërkurën një samit treditor në qytetin qendror italian të Akuilës, do të sinjalizojë një zhvendosje të mëtejshme të vëmendjes nga ndihma ushqimore drejt investimeve afagjata në bujqësinë e vendeve në zhvillim.
Liderët do të angazhohen për të "ndryshuar tendencën e uljes së ndihmës zyrtare për zhvillim dhe financimet kombëtare për bujqësinë", njoftonte gazeta duke cituar projektdeklaratën. "Efekti i kombinuar i investimeve të pakta në bujqësi dhe sigurinë ushqimore, tendenca e çmimeve dhe kriza ekonomike kanë çuar drejt shtimit të urisë në botë", shtonte deklarata.
SHBA-ja dhe Japonia do të jenë shtetet që do të sigurojnë pjesën më të madhe të fondeve, me rreth 3-4 miliardë dollarë secila, shtonte gazeta, e cila citonte zyrtarë të OKB-së dhe diplomatë të G8-s, ndërkohë që pjesa tjetër do të sigurohet nga Evropa dhe Kanadaja.