G8 mbeshtet vendet reformatore arabe me ndihma miliardeshe

G8 do te mbeshtese transformimet demokratike ne vendet reformatore afrikanoveriore Tunizi dhe Egjipt me ndihma te gjera financiare. Te dy vendet do te marrin 14 miliarde euro deri ne vitin 2013. Ketyre u shtohen edhe ndihma bilaterale me BE-ne. Nje pjese e ndihmave do te jepen permes bankes per Evropen Lindore. Mandati i saj i cili deri tani kishte ne qender Evropen Lindore do te zgjerohet me Afriken e Veriut. Kancelarja gjermane Angela Merkel insistoi per pershpejtimin e ritmeve
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Merkel dhe Sarkozy ne Deauville gjate punimeve te samitit te G8.
bdquoMendoj se tani eshte koha qe ndihma te jepet shpejt dhe te behet konkrete. Mendoj se na duhen struktura te reja te shpejta dhe eficiente edhe ne BE ne formen e nje task force per te cuar perpara objektivat tane. Vecanerisht Tunizia ka tashme nje plan te vetin te qarte ekonomik ne permbushjen e te cilit mund te marrim pjese shume shpejt.
Me ndihmen per keto vende evropianet veprojne edhe ne interesin e tyre. Ata i druhen flukeseve te medha te refugjateve nese ekonomia ne Afriken e Veriut nuk stabilizohet se shpejti. Por cfare mendojne njerezit ne keto vende per kete ata te cilet mbeshteten revolucionet Ragia Omran eshte nje avokate egjiptiane dhe aktiviste per te drejtat e njeriut.
Ne e pershendesim ndihmen vetem nese do te mbeshtese fusha te caktuara. Si pjesetare e shoqerise civile dhe aktiviste une nuk dua qe te jepet ndihme pa ditur se ku shkon ajo. Nese per shembull me kete ndihme mbeshteten forcat e armatosura apo nese ajo e le rregjimin ne stadin aktual ne nuk e duam kete ndihme. Ka ende mbetje nga rregjimi i vjeter te cilat perpiqen ti kundervihen parimeve dhe ideve te revolucionit dhe une shpresoj qe keto ndihma te mos shkojne ne mbeshtetje te sistemit te vjeter.
Nderkohe kryetari i shtetit ne Libi Muammar al-Gaddafi po humbet gjithnje e me shume mbeshtetje. Edhe Rusia kerkon tani largimin e tij. Dy muaj pas fillimit te nderhyrjes ushtarake te NATO-s fundi i luftes civile ne Libi nuk duket ne horizont. Por presidenti i SHBA-se Barack Obama ne nje bisede me mikpritesimin e samitit presidentin francez Nicolas Sarkozy beri te qarte se Gaddafi nuk do ti shpetoje pergjegjesise Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Obama dhe Sarkozy ne samitin e G8.
bdquoNe jemi te nje mendje se ne misionin ne Libi kemi arritur perparime por mandati i OKB-se per mbrojtjen e popullsise civile nuk mund te permbushet persa kohe Gaddafi mbetet ne Libi dhe perdor trupat e tij kunder popullit libian. Se bashku jemi te vendosur ta cojme deri ne fund detyren tone.
Nje perfaqesues i qeverise ruse deri tani vendi me i rezervuar ndaj nderhyrjes ushtarake ne grupin G8 ka sinjalizuar se vendi i tij mund te iniciioje nje perpjekje ndermjetesimi.
Autor Christoph Hasselbach / E. Xhani
Redaktoi Esat Ahmeti