E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99: Ja emrat e kandidatëve për Tiranën

TIRANË- Partia G99 ka prezantuar dje pasdite listën e 32 kandidatëve të saj në Qarkun e Tiranës. Kryetari i kësaj partie, Erion Veliaj, ka vlerësuar dje kandidatët, duke thënë se ata janë njerëz, të cilët kanë qenë gjithmonë aktivë edhe jashtë politikës për të ndryshuar gjërat në fushat e tyre respektive.


Tre emrat e parë të listës së G99-ës janë Erion Veliaj, Arbjan Mazniku dhe Juliana Hoxha. Ndërkohë, pas tyre renditet Bardhylka Kospiri, përfaqësuese e para dhe tetraplegjikëve të Shqipërisë, një grup interesi ky i mbështetur nga G99-a.


Në listën prej 32 emrave në Qarkun e Tiranës, G99-a paraqitet me 11 kandidate femra, ndërkohë që shumica e kandidatëve në këtë listë janë vajza dhe djem të rinj, tejet të përkushtuar tashmë në politikë dhe të përgjegjshëm.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›