E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lista, kandidatët e PS në zgjedhje

TIRANË- Partia Socialiste pritet të mbyllë sot edhe në mënyrë formale listën e saj të kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.


Për gjatë gjithë ditës së djeshme, deri në mbrëmje, kreu socialist, Edi Rama, ka zhvilluar edhe konsultimet e fundit me disa prej kandidatëve, për të cilët nuk kishte vendosur ende dhe gjatë ditës së sotme ka thirrur edhe mbledhjen e kryesisë së partisë, për t'i dhënë listës edhe formën e saj zyrtare.


Ndërkohë, edhe pse në limitet e ligjshme kohore, ende selia rozë, edhe gjatë orëve të vona të mbrëmjes ka mbajtur sekrete përbërjen dhe renditjen e listave të saj për çdo qark.


Pavarësisht vendosmërisë për të mos bërë publike listën para se ajo të dorëzohej në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, falë edhe burimeve pranë kësaj force, është bërë e mundur zbardhja e një pjese të mirë të emrave të ekipit, me të cilin Partia Socialiste do të konkurrojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por pa mundur që të sigurohen listat e plota dhe të renditura.


Kështu, gazeta "Shekulli" publikon sot listën e kandidatëve të mundshëm që nuk përbën listën zyrtare të PS-së, dhe për rrjedhojë, edhe renditja me të cilën paraqiten kandidaturat në tabelën shoqëruese, nuk përbën në të gjitha rastet renditjen zyrtare dhe përfundimtare që kjo forcë do të paraqesë në KQZ.


Ajo që bie në sy që në krye është konfirmimi i faktit se vetë Kryetari socialist, Edi Rama, nuk do të garojë për zgjedhjet e ardhshme për një vend në Kuvendin e Shqipërisë, duke preferuar që të garojë për Kryeministër pa qenë pjesë e legjislaturës së ardhshme.

Gjithashtu, pjesë e këtyre listave mësohet se nuk është bërë as paraardhësi i Ramës në krye të PS-së, ish-kryetari, Fatos Nano.


Ndërkohë, nga hulumtimi i listave për secilin qark, vërehet se në hartimin e tyre është ruajtur me fanatizëm parimi i kombinimit të përvojës që mbartin një pjesë e mirë e deputetëve aktualë të PS-së me të renë që sjellin një numër i konsiderueshëm figurash të papërfshira më parë në politikë, që në shumicën e rasteve janë teknicienë shumë të zotë.


Ndër deputetët që rikandidojnë përsëri nën siglën e PS-së, mësohet se janë kreu i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, anëtarët e kryesisë, Namik Dokle, Fatmir Xhafaj, Blendi Klosi, Ben Blushi, Pandeli Majko, Kastriot Islami, Erion Braçe e shumë deputetë të tjerë.


Por, megjithatë, mësohet se jo të gjithë deputetët e grupit aktual të deputetëve socialistë janë përzgjedhur në listat potencialisht fituese.


Kështu, mësohet se jashtë pjesës së listës fituese kanë mbetur Flamur Hoxha, Elmaz Sherifi, Rapush Tola, ndërkohë që në një pozicion të vështirë në këto lista duket se është edhe deputeti Bashkim Fino, i cili nuk ka mundur të renditet në vendet e para të listës së qarkut të Gjirokastrës.


Pjesë e ekipit socialist nuk do të jetë as deputeti aktual socialist, Pilo Keri, i cili në kuadër të bashkëpunimit të PS-së me G99-ën, ka vendosur që të garojë për këtë të fundit.


Nga ana tjetër, pjesë e këtij ekipi garues janë bërë një sërë emrash të rinj, të panjohur shumë në arenën politike, por të prezantuar nga PS-ja si ekspertë të zotë në fushat prej nga vijnë, siç është rasti i Rudina Seserit, Ilir Bejtjas apo Shega Ligorit.


Një tjetër element që vihet re në këto lista është edhe pjesëmarrja në mënyrë të konsiderueshme e gjinisë femër, duke iu përmbajtur në mënyrë të përpiktë detyrimit të ligjit zgjedhor për të pasur 30 për qind të listave me përbërjen e secilës gjini.


Lista nuk është zyrtare dhe renditja e saj nuk përbën në të gjitha rastet renditjen reale

Qarku Berat (8 deputetë)

Erion Braçe
Fidel Ylli
Ermonela Sela
Marko Bello
Iliriana Fera

Qarku Dibër (6 deputetë)

Sadri Abazi
Qemal Minxhozi
Ylli Manjani

Qarku Durrës (13 deputetë)

Blendi Klosi
Rudina Seseri
Gazmir Bizhga
Mimi Kodheli?


Qarku Elbasan (14 deputetë)

Valentina Leskaj
Taulant Balla
Damian Gjiknuri
Shega Ligori
Ndriçim Hysa
Ilir Bejtja

Qarku Fier (16 deputetë)

Gramoz Ruçi
Ermelinda Meksi
Ylli Bufi
Rajmonda Stefa
Albert Çaçi
Piro Lutaj
Endri Puka
Dritan Agolli


Qarku Gjirokastër (5 deputetë)

Arta Dade
Auron Tare
Vangjel Tavo
Bashkim Fino?


Qarku Korçë (12 deputetë)

Ben Blushi
Alfred Dalipi
Olta Xhaçka
Pandeli Majko
Arben Ahmetaj

Qarku Kukës (4 deputetë)

Asllan Dogjani

Qarku Lezhë (7 deputetë)

Lindita Nikolli
Gjovalin Kadeli
Albert Cakoni

Qarku Shkodër (11 deputetë)

Tom Doshi
Mimoza Hafizi
Namik Kopliku
Ilir Beqja

Qarku Tiranë (32 deputetë)

Fatmir Xhafaj
Xhemal Qefalia
Namik Dokle
Besnik Baraj
Kastriot Islami
Andis Harasani
Saemira Pino
Dashamir Peza
Saimir Tahiri
Eduart Shalsi
Ledi Shamku
Ditmir Bushati
Musa Ulqini
Mimi Kodheli?
Ervin Bushati


Qarku Vlorë (12 deputetë)

Arben Malaj
Luiza Xhuvani
Shpëtim Idrizi
Arben Isaraj
Besnik Dervishi
Stefan Çipa
Eltar Deda


Mandatet për secilin qark

Berat 8 mandate
Dibër 6 mandate
Durrës 13 mandate
Elbasan 14 mandate
Fier 16 mandate
Gjirokastër 5 mandate
Korçë 12 mandate
Kukës 4 mandate
Lezhë 7 mandate
Shkodër 11 mandate
Tiranë 32 mandate
Vlorë 12 mandate



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›