E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99: Kartat falas për studentët e pensionistët

G99 i ka kërkuar dje qeverisë që të japë falas kartat e identitetit për të gjithë të rinjtë nën moshën 21 vjeç, për pensionistët, të papunët dhe personat me aftësi të kufizuara. Sipas tyre, vetëm në këtë mënyrë do të sigurohemi që të gjitha grupet shoqërore të pajisen me kartat e identitetit në një kohë sa më të shkurtër, duke përmbushur dhe një nga garancitë kryesore në përmbushjen e standardeve zgjedhore. Sipas G99-ës, kartat e identitetit janë kushtuese për të ardhurat e një pjese të mirë të shoqërisë shqiptare. Kjo lëvizje ka sjellë shembullin e disa vendeve evropiane, ku kartat ose jepen falas, ose shuma e tyre është simbolike në krahasim me të ardhurat mujore.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›