Mbrëmje "të trembura" në Sarandë
Sezoni turistik ka nisur zyrtarisht tri javë më
parë, e megjithatë posto-blloku që ndalon
qarkullimin e automjeteve në shëtitoren e
Sarandës nuk ndalon askënd që
dëshiron të bëjë xhiro me makinë
apo me motor, duke "çarë" turmat
e këmbësorëve. Kufizimet nuk
kanë nisur të aplikohen as në orët
e mbrëmjes, duke u bërë shqetësuese
për qytetarë e vizitorë, si
dhe për bizneset përgjatë kësaj
rruge. Kështu, shëtitjen tradicionale
në shëtitore duhet ta bësh
mes motorëve dhe automjeteve,
përndryshe bën mirë të qëndrosh
në shtëpi. Blloqet e betonit, me shenjën e dallueshme
qartë të ndalimit të qarkullimit, qëndrojnë
të mënjanuara në skaj të hyrjes për në
shëtitore. Pozicioni i tyre lejues mbetet i tillë e
i pandryshuar si në orët e paradites, kur lokalet
përreth kanë nevojë të kryejnë furnizimet apo
heqjen e ambalazheve edhe në orët e mbrëmjes.
Qytetarët dhe vizitorët ndjehen
të rrezikuar nga ngatërrimi
nëpër këmbët e tyre të gomave
të automjeteve e sidomos të
motorëve që lëvizin me shpejtësi.
Por edhe vetë pronarët e lokaleve
nuk janë të qetë në kryerjen e
shërbimeve turistike që ofrojnë.
Mjaft qytetarë shprehen të habitur
para mosveprimit të policisë,
duke thënë se nuk duhet pritur që
dikush të aksidentohet, që policia
bashkiake apo ajo e rendit të kujtohen për të bërë
detyrën e tyre, ndërkohë që sezoni turistik tashmë
ka ditë që ka nisur.