Maturantët nderojnë shokun e vrarë
Zilja e fundit e mësimit për maturantët
e gjimnazit "Ali Demi" në Vlorë, nuk
ka qenë ashtu siç e kishin ëndërruar.
Vetëm pesë ditë më parë, një shok dhe
mik i tyre u nda nga jeta, nga dora vrasëse
e një bashkëmoshatari. Shokët e klasës,
por dhe të klasave të tjera paralele me atë
të Armir Danajt, kanë tubuar dje në kujtim
të 18-vjeçarit. Të gjithë maturantët
e shkollës "Ali Demi", të shoqëruar edhe
nga nxënës dhe mësues të tjerë të kësaj
shkolle, kanë marshuar nga shkolla deri
te banesa e Armir Danaj, të veshur me
bluza, ku ishte stampuar fotoja e maturantit
të vrarë. Ishin të shumtë miqtë
dhe shokët e shkollës së 18-vjeçarit të
vrarë që u janë bashkuar nxënësve të
shkollës të mesme të përgjithshme "Ali
Demi". Pas orës së fundit të mësimit,
me bluzat e bardha të veshura dhe me
foton e Armirit të stampuar në to, si
dhe një fotografi të madhe të stampuar
në beze, fi llimisht kanë shkuar te vendi
ku të hënën pasdite ndodhi ngjarja që
tronditi qytetin bregdetar. Në trotuarin
që u përgjak nga shoku i tyre, ata kanë
vendos buqeta me lule dhe me pas në
heshtje kanë shkuar te familja e shokut të
tyre, ku kanë lexuar një peticion në emër
të shokëve dhe miqve të 18-vjeçarit,
i cili humbi jetën për një sherr banal
mes moshatarësh. Shokët e klasës
dhe shkollës së Danajt kanë kërkuar
që drejtësia të vihet në vend. Ata kanë
kërkuar që përveç autorit të arrestuar
të dënohet maksimalisht dhe nxitësja e
krimit, që dyshohet të jetë e ëma e vajzës
për të cilën u konfl iktuan dy të rinjtë.
Ndërkohë, familjarët e adoleshentit të
vrarë kanë nënvizuar se nëna e vajzës
ka qenë nxitësja e sherrit dhe vrasjes së
djalit të tyre.
Edhe xhaxhai i Armirit, duke folur
para mediave, tha se kërkojnë nga
drejtësia të japë dënimin maksimal për
përgjegjësit e këtij krimi të rëndë, që preu
në mes jetën e 18-vjeçarit Danaj, ndërsa
nga ana tjetër ju bëri thirrje qytetarëve
dhe mbarë opinionit të dënojnë rëndë
të tilla krime që mund të prekin familjen
e gjithkujt nga papërgjegjshmëria e
njerëzve që duhen dënuar.
E ndërsa zhvillohej protesta e heshtur
e maturantëve, bashkëmoshatari i
tyre, Arsi Dajlani, i dyshuari kryesor për
vrasjen e Armirit, është paraqitur para
togave të zeza për masën e sigurisë.
Trupi gjykues në përfundim të seancës,
pasi ka dëgjuar palën mbrojtëse dhe atë
akuzuese, ka vendosur "arrest në burg"
për 19-vjeçarin deri në përfundim të
hetimeve. Ai akuzohet për veprën penale
të vrasjes me paramendim.
e gjimnazit "Ali Demi" në Vlorë, nuk
ka qenë ashtu siç e kishin ëndërruar.
Vetëm pesë ditë më parë, një shok dhe
mik i tyre u nda nga jeta, nga dora vrasëse
e një bashkëmoshatari. Shokët e klasës,
por dhe të klasave të tjera paralele me atë
të Armir Danajt, kanë tubuar dje në kujtim
të 18-vjeçarit. Të gjithë maturantët
e shkollës "Ali Demi", të shoqëruar edhe
nga nxënës dhe mësues të tjerë të kësaj
shkolle, kanë marshuar nga shkolla deri
te banesa e Armir Danaj, të veshur me
bluza, ku ishte stampuar fotoja e maturantit
të vrarë. Ishin të shumtë miqtë
dhe shokët e shkollës së 18-vjeçarit të
vrarë që u janë bashkuar nxënësve të
shkollës të mesme të përgjithshme "Ali
Demi". Pas orës së fundit të mësimit,
me bluzat e bardha të veshura dhe me
foton e Armirit të stampuar në to, si
dhe një fotografi të madhe të stampuar
në beze, fi llimisht kanë shkuar te vendi
ku të hënën pasdite ndodhi ngjarja që
tronditi qytetin bregdetar. Në trotuarin
që u përgjak nga shoku i tyre, ata kanë
vendos buqeta me lule dhe me pas në
heshtje kanë shkuar te familja e shokut të
tyre, ku kanë lexuar një peticion në emër
të shokëve dhe miqve të 18-vjeçarit,
i cili humbi jetën për një sherr banal
mes moshatarësh. Shokët e klasës
dhe shkollës së Danajt kanë kërkuar
që drejtësia të vihet në vend. Ata kanë
kërkuar që përveç autorit të arrestuar
të dënohet maksimalisht dhe nxitësja e
krimit, që dyshohet të jetë e ëma e vajzës
për të cilën u konfl iktuan dy të rinjtë.
Ndërkohë, familjarët e adoleshentit të
vrarë kanë nënvizuar se nëna e vajzës
ka qenë nxitësja e sherrit dhe vrasjes së
djalit të tyre.
Edhe xhaxhai i Armirit, duke folur
para mediave, tha se kërkojnë nga
drejtësia të japë dënimin maksimal për
përgjegjësit e këtij krimi të rëndë, që preu
në mes jetën e 18-vjeçarit Danaj, ndërsa
nga ana tjetër ju bëri thirrje qytetarëve
dhe mbarë opinionit të dënojnë rëndë
të tilla krime që mund të prekin familjen
e gjithkujt nga papërgjegjshmëria e
njerëzve që duhen dënuar.
E ndërsa zhvillohej protesta e heshtur
e maturantëve, bashkëmoshatari i
tyre, Arsi Dajlani, i dyshuari kryesor për
vrasjen e Armirit, është paraqitur para
togave të zeza për masën e sigurisë.
Trupi gjykues në përfundim të seancës,
pasi ka dëgjuar palën mbrojtëse dhe atë
akuzuese, ka vendosur "arrest në burg"
për 19-vjeçarin deri në përfundim të
hetimeve. Ai akuzohet për veprën penale
të vrasjes me paramendim.