E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie kontejneri, plagoset shoferi i kamionit

Aksidentohet në Portin e Durrësit shoferi i një
kamioni. Mësohet se 59-vjeçari Spiro Goga ka
qenë duke punuar në terminalin e kontejnerëve
në portin e qytetit bregdetar. Si pasojë e një
defekti, gjatë përpunimit, një kontejner ka rënë
mbi kamionin e tij, duke plagosur rëndë Gogën,
që ndodhej në atë moment brenda automjetit
që drejtonte. Burri është dërguar me urgjencë
për në spitalin rajonal të Durrësit dhe gjendja e
tij shëndetësore është mjaft e rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›