Italia ofron 110 muaj bursa për shqiptarët
Ministria e Punëve të
Jashtme italiane ofron
për shtetasit shqiptarë
për vitin akademik 2009-2010,
110 muaj bursash, për t‘u kryer
pranë Institucioneve Shkencore
italiane. Sektorët për të cilët do të
akordohen këto bursa janë: kërkime,
kurse pasuniversitare (doktoratura,
master, specializime
me përjashtim të disiplinave
mjekësore), kurse të ndryshme
(pranë akademive, konservatorëve,
Shkollës Kombëtare të
Kinematografi së). Kohëzgjatja e
studimeve varion nga 3, 6, 9 ose
12 muaj. Gjithashtu ofrohen dhe
kurse të gjuhës e kulturës italiane,
për mësuesit e kësaj lënde, me një
kohëzgjatje prej 1, 2 ose 3 muajsh.
Aktivitete të tilla mund të zhvillohen
pranë institucioneve të tilla
si: universitete, institute të larta
të formimit artistik e muzikor,
Institutit të Restaurimit, Shkollës
Kombëtare të Kinemasë,
qendrave e laboratorëve të
kërkimit, bibliotekave, arkivave,
muzeve dhe institucioneve të
tjera shtetërore.
Me përjashtim të Institutit
Universitar Evropian, institucion
universitar ndërqeveritar
i lidhur me institucione komunitare,
nuk mund të jepen
bursa studimi për ndjekjen e
kurseve pranë institucioneve
të huaja, edhe pse të vendosura
në Itali, si dhe pranë shkollave e
laboratorëve privatë jo të njohur
nga shteti.
Premtohet se një vëmendje
e veçantë do t‘u rezervohet
projekteve të kërkimit, në lidhje
me bashkëpunimin bilateral
midis dy vendeve, në disa sektorë
si: gjuha e kultura italiane,
kooperimi ekonomik, historia
dhe marrëdhëniet midis Italisë
dhe Shqipërisë, sidomos nga viti
1912 deri më sot, arkeologjia,
muzika dhe aktivitete të tjera
artistike, urbanistika dhe arkitektura,
progresi teknologjik,
turizmi, si dhe turizmi ekokompatibël,
shëndeti publik. Për
shkak të mundësive ekonomike
të kufizuara, mund të financohen
vetëm bursa me datë fillimi
janarin e vitit 2010. Gjatë tremujorit
tetor-dhjetor 2009, fituesit
e mundshëm nuk mund të kenë
statusin e bursistit dhe për qëndrimin
e tyre duhet t‘i përballojnë
vetë shpenzimet. Kandidati
duhet të mbushë një formular
interaktiv shumëgjuhësh në
faqen e internetit të Ministrisë
së Punëve të Jashtme italiane
http://borseonline.esteri.it/
borseonline/it/activate.asp
duke kërkuar, nëse është e
nevojshme, ndihmën e Institutit
Italian të Kulturës. Data e fundit
e dërgimit telematik të formularit
on line është 10/06/2009. Pasi
të kenë plotësuar dhe dërguar
nëpërmjet internetit formularët
e tyre, shtetasit shqiptarë që
nuk e kanë kaluar moshën 35
vjeç mund të paraqesin pranë
Institutit Italian të Kulturës, rruga
"Budi", 74, në Tiranë, jo më tej se
data 19 qershor 2009 (do të merret
parasysh vula e postës) dokumentet
e mëposhtme: formularin
e shtypur në letër, të fi rmosur,
me datë dhe me fotografi ; kurrikulum
studimi (jo më tepër se
4 faqe), si dhe tituj të mundshëm
shkencorë. Për nëpunësit publikë,
përfshirë këtu edhe pedagogët e
universiteteve, duhet: letër nga
superiori (shefi i departamentit,
drejtori i entit etj.) duke motivuar
kërkesën e bursës; letër prezantimi
nga të paktën dy autoritete
akademike shqiptare. Këto letra
nuk janë të nevojshme nëse
kandidatët propozohen nga autoritete
lokale. Nevojitet një projekt
i kujdesshëm dhe i detajuar, duke
shpjeguar atë çka kandidati do
të realizojë përmes kësaj burse,
objektivat që do të arrijë, duke
përshkruar qartë institucionin
ku do të kryejë aktivitetin e tij, si
dhe kontaktet që do të ketë me
personalitete shkencore dhe akademike.
Kërkohet një letër nga
një pedagog, ose ekspert italian
i gatshëm të ndjekë kandidatin
në aktivitetin e parashikuar në
projekt. Atasheu shkencor, prof.
Adriano Ciani, drejtuesi i sektorit
të shkollave të Ambasadës
Italiane, si dhe Instituti Italian i
Kulturës, do të ofrojnë ndihmë
në mbushjen e formularit të
kërkesës, si dhe në zgjedhjen e
institucioneve pranë të cilave
do të mund të kryejnë bursën;
do të vlerësojnë një njohje të
mjaftueshme të gjuhës italiane,
e nevojshme kjo për ndjekjen e
studimeve.
Jashtme italiane ofron
për shtetasit shqiptarë
për vitin akademik 2009-2010,
110 muaj bursash, për t‘u kryer
pranë Institucioneve Shkencore
italiane. Sektorët për të cilët do të
akordohen këto bursa janë: kërkime,
kurse pasuniversitare (doktoratura,
master, specializime
me përjashtim të disiplinave
mjekësore), kurse të ndryshme
(pranë akademive, konservatorëve,
Shkollës Kombëtare të
Kinematografi së). Kohëzgjatja e
studimeve varion nga 3, 6, 9 ose
12 muaj. Gjithashtu ofrohen dhe
kurse të gjuhës e kulturës italiane,
për mësuesit e kësaj lënde, me një
kohëzgjatje prej 1, 2 ose 3 muajsh.
Aktivitete të tilla mund të zhvillohen
pranë institucioneve të tilla
si: universitete, institute të larta
të formimit artistik e muzikor,
Institutit të Restaurimit, Shkollës
Kombëtare të Kinemasë,
qendrave e laboratorëve të
kërkimit, bibliotekave, arkivave,
muzeve dhe institucioneve të
tjera shtetërore.
Me përjashtim të Institutit
Universitar Evropian, institucion
universitar ndërqeveritar
i lidhur me institucione komunitare,
nuk mund të jepen
bursa studimi për ndjekjen e
kurseve pranë institucioneve
të huaja, edhe pse të vendosura
në Itali, si dhe pranë shkollave e
laboratorëve privatë jo të njohur
nga shteti.
Premtohet se një vëmendje
e veçantë do t‘u rezervohet
projekteve të kërkimit, në lidhje
me bashkëpunimin bilateral
midis dy vendeve, në disa sektorë
si: gjuha e kultura italiane,
kooperimi ekonomik, historia
dhe marrëdhëniet midis Italisë
dhe Shqipërisë, sidomos nga viti
1912 deri më sot, arkeologjia,
muzika dhe aktivitete të tjera
artistike, urbanistika dhe arkitektura,
progresi teknologjik,
turizmi, si dhe turizmi ekokompatibël,
shëndeti publik. Për
shkak të mundësive ekonomike
të kufizuara, mund të financohen
vetëm bursa me datë fillimi
janarin e vitit 2010. Gjatë tremujorit
tetor-dhjetor 2009, fituesit
e mundshëm nuk mund të kenë
statusin e bursistit dhe për qëndrimin
e tyre duhet t‘i përballojnë
vetë shpenzimet. Kandidati
duhet të mbushë një formular
interaktiv shumëgjuhësh në
faqen e internetit të Ministrisë
së Punëve të Jashtme italiane
http://borseonline.esteri.it/
borseonline/it/activate.asp
duke kërkuar, nëse është e
nevojshme, ndihmën e Institutit
Italian të Kulturës. Data e fundit
e dërgimit telematik të formularit
on line është 10/06/2009. Pasi
të kenë plotësuar dhe dërguar
nëpërmjet internetit formularët
e tyre, shtetasit shqiptarë që
nuk e kanë kaluar moshën 35
vjeç mund të paraqesin pranë
Institutit Italian të Kulturës, rruga
"Budi", 74, në Tiranë, jo më tej se
data 19 qershor 2009 (do të merret
parasysh vula e postës) dokumentet
e mëposhtme: formularin
e shtypur në letër, të fi rmosur,
me datë dhe me fotografi ; kurrikulum
studimi (jo më tepër se
4 faqe), si dhe tituj të mundshëm
shkencorë. Për nëpunësit publikë,
përfshirë këtu edhe pedagogët e
universiteteve, duhet: letër nga
superiori (shefi i departamentit,
drejtori i entit etj.) duke motivuar
kërkesën e bursës; letër prezantimi
nga të paktën dy autoritete
akademike shqiptare. Këto letra
nuk janë të nevojshme nëse
kandidatët propozohen nga autoritete
lokale. Nevojitet një projekt
i kujdesshëm dhe i detajuar, duke
shpjeguar atë çka kandidati do
të realizojë përmes kësaj burse,
objektivat që do të arrijë, duke
përshkruar qartë institucionin
ku do të kryejë aktivitetin e tij, si
dhe kontaktet që do të ketë me
personalitete shkencore dhe akademike.
Kërkohet një letër nga
një pedagog, ose ekspert italian
i gatshëm të ndjekë kandidatin
në aktivitetin e parashikuar në
projekt. Atasheu shkencor, prof.
Adriano Ciani, drejtuesi i sektorit
të shkollave të Ambasadës
Italiane, si dhe Instituti Italian i
Kulturës, do të ofrojnë ndihmë
në mbushjen e formularit të
kërkesës, si dhe në zgjedhjen e
institucioneve pranë të cilave
do të mund të kryejnë bursën;
do të vlerësojnë një njohje të
mjaftueshme të gjuhës italiane,
e nevojshme kjo për ndjekjen e
studimeve.