E Shtunë, 31 Tetor 2026

G99 me pankarta te ministria

Lëvizja G99 protestoi dje para Ministrisë së Brendshme kundër tentativave të qeverisë Berisha për të manipuluar zgjedhjet e 28 qershorit, ashtu siç bëri me zgjedhjet e vitit 1996. Aktivistët e G99 kërkuan nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, që të bëjë publike listat e njerëzve që nuk janë pajisur me karta identiteti dhe që nuk kanë pasaportë. Ata mbanin pankarta ku shkruhej "No Face" (Pa fytyrë), "Pa emër" dhe "Pa numër", nën tingujt e këngës "No face, no name, no number" të "Modern Talking" (një këngë kjo që PD e ka adoptuar për fushatën elektorale). "Ishte e turpshme të dëgjojë Kryeministrin që thoshte se janë vetëm 100 mijë qytetarë pa karta dhe pa pasaporta, sikur këta njerëz të ishin gogla e jo qytetarë", tha kreu i G99-ës, Erion Veliaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›