G99, partia më e re politike shqiptare
Dje në Ditën e Evropës, G99 grupimi më i ri politik bëri prezantimin zyrtar.
Drejtuesi i saj, Erion Veliaj, i bëri thirrje të rinjve t'i bashkohen kësaj lëvizje për të mos tradhtuar ëndrrën e këtij brezi. "Kjo është një kontratë e përbashkët qytetare për një Shqipëri dinjitoze, që lë mbrapa tranzicionin e pafund dhe shkon drejt ëndrrës së parë të post-komunizmit drejt Evropës", tha Veliaj gjatë prezantimit të filozofisë dhe objektivit të krijimit të formacionit më të ri politik në vend. Jo pa qëllim drejtuesit dhe anëtarët e këtij formacioni zgjodhën Ditën e Evropës, 9 Majin dhe kodrat e Liqenit dhe Amfiteatrin e tij në një ditë pranverore. "Ne si 'G99' e kemi vendosur, nuk duam ta tradhtojmë këtë brez. Ne e provuam të paktën njëherë se kështu nuk mund të jetohet dhe bëmë përpjekjen tonë. Ne mund t'ia dalim", tha Veliaj. Ish-drejtuesi i "Mjaft" i kërkoi të rinjve që me përpjekjen dhe kontributin e tyre, ata do të arrijnë të heqin pesimizmin se ky vend nuk bëhet më. "Duhet ta heqim nga fjalori ynë fjalën 'ky vend nuk bëhet'. Kjo arrihet me kontributin e gjithsecilit dhe me angazhimin e çdo qytetari të këtij vendi", tha Veliaj. Duke bërë një analizë të situatës ekonomike dhe politike ku jeton vendi, drejtuesi i G99 tha se, "jetojmë në dy Shqipëri. Shqipëria drejtohet nga injorantët. Nuk ka arsye që pse jemi të varfër si popull, të jemi të varfër edhe në ide". Veliaj tregoi dhe mënyrën e ndërtimit të kësaj partie, e cila do të dallojë shumë nga partitë tradicionale shqiptare. "Ne nuk duam të bëjmë një parti si gjithë të tjerët, nuk duam kryesira dhe forume, ne duam njerëz të angazhuar dhe me kurajo që t'i përgjigjen sfidave të vendit", tha Veliaj.