Berisha: Shpenzoj 50% më pak se paraardhësit
Turi "Shqipëria në NATO" i Kryeministrit Berisha, ka vijuar dje në qytetin e Lezhës, ku fillimisht kreu i qeverisë ka përuruar aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, ujësjellësin e Shëngjinit dhe më pas i është drejtuar qytetarëve të këtij qyteti.
Edhe në këtë takim, kreu i qeverisë ka vënë theksin te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas Berishës, Shqipëria u kthye në këto tre vite nga një vend me krimin e organizuar ndër më të lartit në Evropë, në një vend të sigurt me një nivel shumë të ulët të këtij fenomeni. Gjithashtu, sipas Berishës, në këto vite të këtij mandati të parë qeveritar, u bë e mundur që administrata të shkurtonte shpenzimet qeveritare. "Mos pranoni që gjethet t'u pengojnë të shikoni trungjet. Ministrat tre vjet më parë kishin monopolet e tyre, ndërsa sot asnjë zyrtar nuk ka monopole. Unë udhëtoj shumë më shumë nëpër Evropë se sa paraardhësit e mi, sepse i kam dyert e hapura kudo, por shpenzojmë 50% më pak se ata", theksoi Berisha gjatë fjalës së tij. Ndërsa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh optimiste lidhur me ratifikimin e MSA-së nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, teksa tha se në fund të këtij viti mund t'i kërkohet BE-së që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat.