E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Përdorimi politik, i turpshëm

 Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cilësoi si të turpshme përdorimin politik të situatës së krijuar nga reshjet në veri të vendit. Duke e cilësuar si të turpshëm shfrytëzimin e situatës nga individë të caktuar, Kryetarja e Kuvendit tha se nuk bëhet politikë me të tilla ngjarje. Kryeparlamentarja tha se janë marrë të gjitha masat e duhura dhe se për çdo gjë është marrë dhe do të merret mendimi i teknicienëve. "Kjo situatë, e ardhur si pasojë e një koordinimi të të gjithë elementeve të natyrës, mund të përkeqësohet, ndaj i bëj edhe një herë thirrje banorëve të evakuohen. Dje në darkë një familje që s'kish pranuar të evakuohej, i kërkoi ndihmë ushtrisë dhe unë i bëj apel të gjithëve të mendojnë për fëmijët, për gratë, për të sëmurët", tha Topalli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›