E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

GAZA – Hamas: Pengjet mund të vriten në rast të operacioneve të reja ushtarake izraelite

GAZA, 7 mars /ATSH-DPA/ – Organizata militante palestineze Hamas paralajmëroi ushtrinë izraelite se pengjet e mbajtura në Rripin e Gazës mund të vriten në rast të operacioneve të reja ushtarake.

“Çdo përshkallëzim i agresionit kundër popullit palestinez mund të çojë në vrasjen e një numri të atyre që ende mbahen robër në Gaza”, theksoi zëdhënësi i Hamasit, Abu Obaida në një adresim video.

Ai e konsideroi Izraelin përgjegjës për vdekjen e pengjeve dhe për mosrespektimin e marrëveshjes së Gazës.

Sipas informacioneve izraelite, islamistët në Rripin e Gazës ende mbajnë 24 pengje dhe 35 trupa të atyre që u rrëmbyen.

Sipas burimeve izraelite, mes pengjeve ende gjallë është një ushtar i ri që mban kombësi izraelite dhe gjermane.

Gjithashtu, po mbahen një shtetas tajlandez dhe trupat e disa të huajve të tjerë.

Pengjet e liruara raportuan për uri dhe keqtrajtim nga Hamasi dhe islamikët e tjerë.

Familjet e të rrëmbyerve kanë frikë se po kalon koha për pengjet e mbetura./   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›