SHBA – Pentagoni: Ndërprerja e ndihmave për Ukrainën është e përkohshme

UASHINGTON, 7 mars /ATSH-AA/ – Shefi i Pentagonit, Pete Hegseth, konfirmoi sot se SHBA-ja ka ndërprerë përkohësisht ndihmën ushtarake për Ukrainën.
”Siç ka theksuar presidenti, është një pauzë. Pikërisht ajo që ai tha që në fillim, pauzë në pritje të një angazhimi të vërtetë për një rrugë drejt paqes”, u tha Hegseth gazetarëve përpara bisedimeve me homologun e tij britanik, John Healey në Pentagon.
Hegseth tha se presidenti Donald Trump po shikon nga afër ”atë që thonë dhe bëjnë ukrainasit”, për t’iu përkushtuar procesit të paqes.
”Ne jemi shumë të inkurajuar nga shenjat që po shohim. Në fund të fundit, ai do të vendosë, por tani për tani është një pauzë”, shtoi ai./ /os/