E Shtunë, 31 Tetor 2026

GDN kunder zgjedhjeve me 2009

Grupi Nderkombetar Drejtues per Kosoven (ISG) i ka dhene dje perkrahje konkluzionit te Perfaqesuesit Civil Nderkombetar, Pieter Feith, qe t'u lejoje institucioneve qendrore te Kosoves, te permbushin mandatet e tyre ne perputhje me Kushtetuten, duke pohuar se nje gje e tille eshte ne perputhje me Planin Gjitheperfshires te Ahtisarit. Keshtu, ISG hedh poshte ankesen qe kryetari i AAK-se, Ramush Haradinaj, kishte bere ndaj "interpretimit" qe i kishte bere Feith Planit te Ahtisarit, ku thuhet se zgjedhjet duhet te mbahen 9 muaj pas hyrjes ne fuqi te ketyre dispozitave. "ISG-ja shpreh mbeshtetjen e vet te plote, ndaj perpjekjeve te ndermarra nga Perfaqesuesi Civil Nderkombetar (ICR) z. Piter Feith dhe Zyra Civile Nderkombetare (ICO). Gjate vitit te fundit, ata kane dhene nje kontribut te rendesishem per Kosoven dhe rajonin duke mbeshtetur dhe mbikeqyrur zbatimin e PGjS-se nga autoritetet Kosovare, dhe duke iu ndihmuar ketyre autoriteteve, ne ndertimin e nje shoqerie demokratike dhe shume etnike", thuhet ne Deklaraten e leshuar pas takimit te shtate te Grupit Drejtues Nderkombetar per Kosoven, qe u mbajt dje ne Vjene te Austrise. Ne kete kontekst, thuhet ne kete raport, ISG-ja mbeshtet konkluzionin e arritur nga ICR-ja se vendimi i Presidentit te Republikes se Kosoves qe t'u lejoje institucioneve qendrore te permbushin mandatet e tyre ne perputhje me Kushtetuten eshte ne pajtim me PGjS-ne. Ne takimin ne Vjene gjithashtu eshte lavderuar qeveria e Kosoves per perpjekjet e saja per te fuqizuar strukturat e sundimit te ligjit, perfshire ketu perparimin e bere sa i perket themelimit te Gjykates Kushtetuese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›