E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat, fundi i gushtit me të nxehtë afrikan

Dhjetë ditët e fundit të gushtit do ta shndërrojnë Shqipërinë në një Afrikë të vërtetë, të paktën për kushtet atmosferike. Duke filluar nga fundjava, vendi do të vuaj të nxehtin e madh afrikan, ku temperaturat do t’i kalojnë 38 gradë. Sipas meteorologëve, këto janë ditët më të nxehta të stinës së verës për këtë vit, teksa favorizues do të jenë ata që kanë zgjedhur bregdetin për të pushuar. Sakaq, fundjava parashikohet e nxehtë, por edhe java që vjen do të nisë po me të njëjtat vlera termike. Për ata që ende nuk e kanë bërë gati valixhen e pushimit, ditët e nxehta të gushtit do t’i drejtojnë pushuesit drejt bregdetit të jugut të vendit, ku edhe dallgëzimi do të jetë normal.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›