E Shtunë, 31 Tetor 2026

Artet nxjerrin listat e kandidatëve për konkurset

Universiteti i Arteve publikon listat e kandidatëve që do të marrin pjesë në konkurset e pranimit. Listat emërore të kandidatëve për konkurrim, për vitin akademik 2011-2012, ndarë sipas tre fakulteteve, atij të Muzikës, Arteve të Bukura dhe Artit Skenik, janë publikuar në faqen zyrtare të Universitetit të Arteve. Tarifa e regjistrimit për konkurs, në të gjitha programet e studimit në Universitetin e Arteve do të jetë 5000 lekë, ndërsa konkurset në të tre fakultetet e tij do të zhvillohen nga data 29 gusht deri më 2 shtator. Në Universitetin e Arteve rezultatet e shkollës së mesme (nota mesatare e të katër ose pesë viteve të shkollimit dhe katër provimet e Maturës Shtetërore), do të llogariten në masën 30% dhe rezultatet e konkursit të pranimit në masën 70%. Kandidati që nuk kalon pragun e pikëve minimale të konkursit të pranimit, në të gjitha programet e studimit të Universitetit të Arteve, nuk fiton të drejtën e studimit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›