GJERMANI – Berlini: Shkelja e hapësirës ajrore polake, incident shumë serioz

BERLIN, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Qeveria gjermane e ka përshkruar shkeljen e hapësirës ajrore polake nga dronët rusë gjatë natës si “një incident shumë, shumë serioz”.
Zëdhënësi i qeverisë, Sebastian Hille, tha në Berlin se Gjermania është në kontakt të ngushtë me partnerët polakë, duke theksuar se ngjarja tregon qartë “çfarë lloj kërcënimi kemi përballë dhe sa shumëa po na teston Rusia”.
“Është e kuptueshme që Polonia ka kërkuar konsultime sipas Nenit 4 të Traktatit të NATO-s, shtoi ai. “Nga këndvështrimi ynë, kjo është plotësisht e justifikuar dhe nënvizon sa seriozisht duhet ta marrim këtë incident si aleatë”.
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, në një konferencë me homologun e tij holandez, akuzoi Moskën për “përshkallëzim të rrezikshëm” dhe theksoi se Kremlini nuk është gati të negociojë seriozisht pas tre vitesh lufte në Ukrainë.
“Përkundrazi, Kremlini kërkon ta nënshkruajë Ukrainën me çdo mjet. Ne duhet dhe do të japim një përgjigje të qartë ndaj kësaj”, tha Wadephul. /Ad.Ab./