GJERMANI – Deputetja konservatore Julia Klockner zgjidhet presidente e Bundestagut

BERLIN, 25 mars /ATSH-DPA/- Deputetja konservatore gjermane Julia Klockner është zgjedhur presidente e Bundestagut, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, në ditën e parë të seancës së re legjislative.
Klockner, 52 vjeç mori një shumicë votash menjëherë pasi Bundestagu i ri u mblodh në Berlin për mbledhjen e tij themeluese pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.
Presidenca e Bundestagut është zyra e dytë më e lartë shtetërore në Gjermani, pas presidencës federale. Për sa i përket protokollit, pozicioni pozicioni është më i lartë se ai i kancelarit.
Roli tradicionalisht plotësohet nga grupi më i madh parlamentar, i cili në seancën e re është blloku i qendrës së djathtë CDU/CSU – i përbërë nga kristiandemokratët e Friedrich Merz dhe Unioni Kristiansocial në Bavari.
Si presidente, Klockner do të hapë dhe mbyllë seancat, do të thërrasë çështje të biznesit dhe do t’u japë ligjvënësve leje për të folur.
Klockner, nga shteti perëndimor i Rheinland-Pfalz, është gruaja e katërt që mban këtë pozicion. //a.i/