E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

MINSK – Lukashenko për herë të shtatë në krye të Bjellorusisë

MINSK, 25 mars /ATSH/-  Aleksandr Lukashenko është betuar sot si president i Bjellorusisë në mandatin e tij të shtatë.

Ceremonia e inaugurimit u zhvillua në Sallën e Madhe Ceremoniale, salla më e madhe në Pallatin e Pavarësisë, sipas “BelTA”.

Më shumë se 1 100 njerëz ishin të ftuar në ceremoni.

Ceremonia u hap nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Igor Karpenko, i cili deklaroi se Aleksandr Lukashenko ishte zgjedhur president i vendit me vullnetin e popullit të Bjellorusisë, përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale të 26 janarit 2025, Aleksandr Lukashenko u zgjodh president i Republikës së Bjellorusisë duke marrë 86,82% të votave ose 5,136,293.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve në mbledhjen e 3 shkurtit. //a.i/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›