GJERMANI – Një danez arrestohet me dyshimin për spiunazh në favor të Iranit

KARLSRUHE (Gjermani), 21 maj /ATSH-DPA/ – Një danez është arrestuar në Hamburg për dyshimin se spiunoi hebrenjtë në emër të një shërbimi sekret iranian që po përgatiste sulme në Gjermani.
Zyra e Prokurorit Publik Federal, me seli në qytetin perëndimor të Karlsruhes, ka ngritur akuza kundër këtij burri për komplotin e vrasjes.
Një i bashkëpandehur afgan është akuzuar për tentativë bashkëpunimi në vrasje.
Shqetësimet janë rritur që nga fillimi i luftës në Iran për sulmet ndaj hebrenjve në Evropë që po kryhen me mbështetjen e Teheranit./ a.jor.