E Shtunë, 31 Tetor 2026

GJND nis shqyrtimii akuzës së Shkupitkundër Greqisë

HAGE- Nis sot para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë debati në procesin gjyqësor të Maqedonisë kundër Greqisë.

Shkupi kërkon qe GJND të përcaktojë nëse Greqia në samitin e NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 ka shkelur nenin 11të marrëveshjes së përkohshme të vitit 1995, duke vënë veton ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Gjykatës i është kërkuar gjithashtu që të urdhërojë Greqinë të mos shkelë me këtë marrëveshje.

Sot dhe neser pala maqedonase do të paraqesë argumentet e saj, ndërsa më 24 dhe 25 mars rradha i takon Greqisë.

Në padine e Shkupit, thuhet se vetoja e Greqisë ishte e papranueshme duke qenë se gjate samitit, u konstatua se Maqedonia kishte përmbushur kriteret për anëtarësim në NATO, por se nuk ishte arritur në një pajtim me Greqinë, lidhur me emrin e saj kushtetues. Burimet diplomatike bëjnë të ditur se ky proces nuk duhet të lidhet me bisedimet politike për emrin që zhvillohen me ndërmjetësimin e OKB-së dhe nuk duhet të ndikojë në këto negociata.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›