Japoni, pezullohetqumështi e perimetOKB: Helmimi "i rende"
TOKIO- Në Japoni, në 4 prefektura është urdhëruar pezullimi i shpërndarjes së qumështit dhe i dy tipeve të perimeve, pasi është zbuluar radioaktivitet në disa produkte të ardhura nga zonat pranë centralit bërthamor të shkatërruar në Fukushima.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë Yukio Edano në një konferencë për shtyp. Zëdhënësi ka saktësuar se bëhet fjalë për masa “paraprake” dhe se personat që kanë konsumuar produkte që vinin nga këto 4 prefektura pranë Fukushimës nuk kanë “rrezik të menjëhershëm”.
Ndërkohë organizata Botërore e Shëndetit ka përkufizuar si të “rëndë” kontaminimin radioaktiv të ushqimit në Japoni, raporton agjencia e lajmeve ANSA.
(s.g/balkanWeb)