GJND, sot flasin Holanda, Rumania dhe Britania
HAGE- Në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku po shqyrtohet ligjshmëria e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sot flasin përfaqësuesit e Holandës, të Rumanisë dhe Britanisë.
Nesër parashihet që opinionin e tyre ta paraqesin Vietnami dhe Venezuela dhe me këto dy shtete përfundon procesi i paraqitjes së opinioneve nga vendet e ndryshme.
Pritet që vendimi i GJND-së të shpallet diku në pranverë të vitit të ardhshëm.
Franca, Jordania dhe Norvegjia kanë mbështetur dje para GJND-së në Hagë, pa asnjë hezitim, pavarësinë e Kosovës. Franca ka thënë se GJND-ja nuk ka fare përse të deklarohet, sepse Kosova tashmë është njohur nga 63 shtete, ndërsa Jordania dhe Norvegjia kanë pohuar se kosovarët gëzojnë të drejtën e vetëvendosjes.
(s.g/BalkanWeb)