Shëngjin, UNDP diskutim për ndryshimet klimaterike
SHËNGJIN- Ndryshimet klimaterike të lumenjëve janë bërë temë e disktutimeve nga UNDP në bashkëpunim me MMPAU dhe Bashkinë e Shëngjinit lidhur me adaptimin në deltën e lumenjve Drin-Mat. Zona Kune-Shëngjin është një ndër zonat me pasuritë të mëdha natyrore, e cila ka pësuar degradim për shkak të shumë faktorëve, sipas specialistit të mjedisit Jak Gjini, i cili ndër këto faktor vecoi erozionin bregdetar që është shumë i theksuar në Kune, ku deti ka depërtuar disa metra.
Pozita gjeografike që ka Shëngjini, është e lidhur drejtpërdrejt me nryshimet klimaterike kryesisht të Kunes, ku vulnerabiliteti i Lartë i deltës së lumenjve Drin-Mat, i kombinuar me mundësinë e ndikimeve negative në biodiversitetin e zonës me rëndësi në shkallë globale, flet për një për një nevojë urgjente të marrjes parsysh të ndikimeve klimatike në të gjitha aktivitetet e ardhshme me qëllim që të nxitet zhvillimi i qëndrueshëm i kësaj zone ku harmonizohet rrjedhja e lumenjeve me bregdetin.
(m.a/News24/BalkanWeb)