E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, dhunohet e grabitet Kisha e Shën Anës

KORCE- Dhunohet e grabitet gjatë natës Kisha Ortodokse e Shën Anës në qytetin e Korcës. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në ambientet e kishës duke dëmtuar derën, dritaren dhe disa objekte të rëndësishme fetare. I pari që ka dikutuar grabitjen ishte prifti Mihalera i cili në mëngjes kishte shkuar në kishë për tu përgatitur për meshën me rastin e ditës së Shën Anës.
Duke u nisur nga kjo ngjarje prifti nuk nguron të verë në dukje se grabitjet e kishave po kthehen në një fenomen, autorët e të cilave nuk po kapen asnjëherë.

“80% e kishave të qarkut të Korcës dhe brenda në Korcë janë të dhunuara. Deri më sot asnjë përgjigje nga organet kompetente të policisë për vjedhjet e shtëpive dhe të kishave nuk gjendet asnjë person” shprehet prifti.

Deri tani, në bazë të hetimeve nga policia, e vetmja gjë që është e sigurtë është se autorët e grabitjes kanë qenë më tepër se 2 persona. Aza kanë shkatërruar gjithçka në pjesën e pasme të kishës dhe pasi kanë grabitur shumën prej 3500 lekësh të reja në arkë dhe disa objekte me vlerë janë larguar. Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e tyre.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›