E Shtunë, 31 Tetor 2026

GJND, sot vendimi për pavarësinë e Kosovës

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë do të japë sot në mesditë mendimin e saj këshillues lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës; një akt ky që do të tërheqë mjaft vëmendje, për vetë ecurinë e procesit të njohjeve të shtetit të ri. Beogradi zyrtar ka paralajmëruar dorëzimin në OKB të një rezolute ku do të kërkojë rinisjen e bisedimeve me Prishtinën për statusin e Kosovës.

Përkundër kësaj, është paralajmëruar një rezolutë tjetër që bën thirrje për njohje të reja ndaj Kosovës. Nga ana tjetër Serbia e ka shtuar presionin ndaj shteteve fqinje që kanë njohur Kosovën. Pavarësia e shpallur më 17 shkurt të vitit 2008, është tashmë njohur nga 69 shtete anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, 22 prej të cilave janë vende anëtare të Bashkimit Evropian.

Alsat Azhornuar së fundi ( e enjte , 22 korrik 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›