Pr/ligji për SHISH, Rama:Berisha hidhe në koshpo cënon NATO dhe SHBA
TIRANE-Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar sot në një deklaratë të dretjpërdrejtë për shtyp duke i bërë thirrje kryeministrit Sali Berisha të tërheqë projektligjin nga seanca parlamentare me qëllim që të mos cënojë marrdhëniet me NATO dhe SHBA.
“Apeli është për kryeministrin që jo vetëm si kryetar qeverie, por edhe si ideator dhe nxitës i vetëm i këtij projektligji për SHISH, ta tërheqë atë projekt jo vetëm nga seanca parlaentare, por madje ta hedhë në kosh. Ta tërheqë këtë pr-ligj në emër të aleancës me NATO dhe ne ëmer të partneritetit strategjik me SHBA. Pasi edhe interesi I SHBA edhe ai I NATO cënohen rëndë me ligjin që ka bërë Berisha”.
Rama theksoi se Berisha po tenton të marrë me anë të këtij projektligji nën kontroll të plotë Shërbimin Informativ Shtetëror, veprim ky që sipas Ramës është në vazhdën e babëzisë për pushtet te kryeministrit.
Sipas numrit 1 të PS, pavarësisht tratativave të Berishës për ta futur nën sqetull këtë ligj të ri, opozita nuk do të lejojë që qevera ta bëjë këtë ligj, mollë sherri mes aleatëve dhe Shqipërisë.
“Merre mollën e sherrit dhe fute ku e more pasi njëherë e fute Shqipërinë në qorrsokak, kësaj here do mbetesh vetëm. Shqipëria nuk ka sherr për të bërë as me NATO as me SHBA”.
(d.b/BalkanWeb)