Përse nuk ndërtohet Unaza e Tiranës?
E shumëpërfolura Unazë e Tiranës, që do çlironte damarët e kryeqytetit, nuk është ndërtuar e gjasat janë të mos ndërtohet deri në zgjedhjet e ardhshme. Jo se nuk ka fonde e projekt, jo se lipsen shumë para, por për të njëjtën arsye, kinse politike, që po bllokohen fyondet dhe buxhetet e bashkive në mbarë vendin. Unaza nuk do të ndërtohet për të njëjtën arsye që u prish ‘Zogu i Zi’; për të njëjtën arsye që u bë gjithë ajo sherrnajë për sheshin ‘Skënderbej’; për arsyen e mosarsyes të hap-moshapjes së kutive të votimit; për TEC-et, guroret, përmbytjet, parqet industrialë e centralin bërthamor; për rrugën Durrës-Kukës; për rritje-rënien ekonomike etj, etj…”Më nxirr mua një sy, mjaft që tjetri të mbetet pa asnjë!” Kjo quhet politikë e mençur. Me sa duket Unaza e re e Tiranës është një tjetër ‘Zog i Zi’. Sepse kjo antipolitikë ka vetëm një synim: si t’i shërbejë kryetarëve të partive që këta të mbeten sa më gjatë në pushtet, qoftë edhe në kundërshti me interesat e qytetarëve, edhe duke shembur, djegur, hedhur në erë fshatra e fonde, edhe duke shpërdoruar hapësira detesh, tokash, rrugësh, lumenjsh e pyjesh…E pra, edhe Unaza e Tiranës qenka peng i kësaj politike absurde, hilecake, dritëshkurtër!
Që nuk do të ndërtohet Unaza e Tiranës e kuptova në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak, gjatë një kërleshje të rëndomtë pozitë-opozitë, gjë kjo më se e zakonshme për të gjitha kuvendet e zgjedhura, ku politikë quhet sherr-grindja, bllokimi, bojkoti, kundërshtia, mospajtimi; ku drejtuesi i seancës, i djathtë apo i majtë, edhe nëse është mashkull, do të transformohet patjetër në një Jozefinë; ku të zgjedhurit e vegjël, ligjëronjësit partiakë ndiqen nëpërmjet televizorit nga kryetarët e tyre që kështu të komandohen e të urdhërohen me celular, njëlloj si deputetët e emëruar…Në kulmin e sherrit, këshilltarja ekonomike e Berishës u shpreh: “Silleni projektin e Unazës që ta nisim pasnesër! Ju presim nesër në zyrë me projektin, nëse e keni gati!”… Këtë e ka thënë disa herë edhe Berisha, ndaj zonja në fjalë nuk po bënte ndonjë hata vetjake me këtë deklarim patetik…Epo mirë, mendova naivisht, ja, më në fund u zgjidh edhe ky lëmsh! Projekti qenka gati, fondet janë, madje edhe nga BERZH-i, qeveria i ka paratë gati për shpronësimet, ndaj…Por qeveria, që duhet të mbulojë një pjesë të mirë të investimit, prej muajsh nuk ia livron këto fonde Bashkisë…Sipas ligjit, rrugët nacionale mbulohen nga qeveria, ndaj Unaza mbetet detyrim i pushtetit lokal, kështu që po u paraqit projekti në qeveri, Bashkia dyshon se të pasnesërmen kryeministri do të presë shiritin e fillimit të punimeve, si për mbikalimin e Laprakës, gjë që do të thotë se “edhe këtë dhuratë” tejet të çmuar, para zgjedhjeve për pushtetin lokal, “pas shumë zvarritjesh të Bashkisë”, po ia bën Tiranës kryeministri “i kombit’, dora vetë! Pra, puna qëndron te përurimi, kush do të rrëmbejë gërshërët, kush do të presë shiritin, kush do të na bëjë këtë “dhuratë” elektorale, kush do të privatizojë suksesin: Berisha, apo Rama?! Kjo është çështja parësore, jo ndërtimi i unazës! Aq më pak interesi publik! Gërshëra dhe shiriti vlejnë më shumë se vetë unaza dhe vuajtjet e qytetarëve!
Vështruar me këtë sy, edhe rruga e Kombit nuk do të ishte ndërtuar, edhe sikur të kish preventiv e projekt, edhe po të bëhej hesap çdo qindarkë, nëse kjo rrugë nuk do të mbante vulën e Berishës, nëse nuk do të privatizohej prej tij…A nuk u kërkua që rruga duhet të marrë emrin e tij, a nuk u keqpërdor për zgjedhjet, edhe pse nguti e shembi më pas tunelin, duke hedhur në erë disa milion euro? Prej kësaj politike meskine e të mbrapshtë, unaza, kaq jetike për Tiranën dhe për qytetarët e saj, do të mbetet në letër deri në zgjedhjet e ardhme. Unaza mund të ndërtohet vetëm nëse Bashkinë e Tiranës e fiton Berisha, ose nëse ky e humb kryeministrinë. Unaza qenka një tjetër ‘Zog i Zi’! Ndaj ky synim përcillet në çdo konflikt të pushtetit qendror me atë lokal, pa përfillur aspak nevojat dhe interesat e qytetarëve. Sepse kryetarët e gjithëpushtetshëm të partive pandehin se po të bindet (manipulohet) opinioni publik i Tiranës, qoftë edhe me të kësollojta marifete propagandistike, se vetëm “ai” (Njëshi) mund të ndërtojë këtë unazë, - pasi kundërshtari i tij politik e ka penguar-, do të fitohet lehtë nesër Bashkia e Tiranës. Ja pse po bllokohen buxhetet e bashkive nga maxhorancat e reja PD+LSI në të gjitha bashkitë e qyteteve të mëdha: në Tiranë, Durrës, Fier etj. në mënyrë që, duke ngrirë fondet, duke paralizuar bashkitë, duke krijuar vështirësi edhe për pastrimin e plehrave (natyrisht aty ku kryetarët janë socialistë), qytetarët automatikisht do të bëhen të pakënaqur ndaj, vitin që vjen, me siguri do të detyrohen të votojnë kundër…E pra, le të qelbet Tirana si Napoli nga plehrat, mjaft që të fitojmë “ne” dhe jo “ata”!...Kjo quhet politikë e mençur, efektive, e vetmja që besohet se jep rezultat në zgjedhje! “Zogu i Zi” nuk del nga trutë e krerëve tanë, si në filmat e Hiçkokut…Pyetja është e thjeshtë: Këtë Zog të zi e hamë se na pëlqen, apo se na e japin me përdhunë? Apo mos vallë nuk kemi dhe nuk gjejmë dot “ushqim” tjetër në grazhdin politik, ku, me gjasme, do të na hidhen si silazh edhe 3.2 miliardë euro të tjera borxh?
***
Në të vërtetë, nga viti në vit, si zgjedhës dhe si qytetarë neve po na ngushtohet laku i të drejtave, po kufizohet sidomos e drejta për të zgjedhur lirisht më të mirin mes më të mirëve. Ne bëjmë sikur votojmë, komisionerët partiakë bëjnë sikur numërojnë, ndërkombëtarët bëjnë sikur vëzhgojnë, ndërsa të zgjedhurit bëjnë sikur vërtet janë zgjedhur demokratikisht prej nesh, kur në fakt janë të emëruar nga kryetarët e partive përkatëse. Vetë kryetarët e mbajnë postin e tyre si një tokë të pushtuar e të minuar! Ndërsa Kushtetuta, pas ndryshimeve, ka përfunduar në një rregullore ushtarake, ku urdhri komandantit, edhe i padrejtë, do të zbatohet nga ushtarët. Për këtë arsye Presidenti i Republikës, anëtarët e Kushtetueses e Gjykatës së Lartë, për të përfunduar me ministrat, deputetët, kryetarët, këshilltarët, etj, etj…të gjithë tani janë vartës të bindur, puthadorë të kryetarëve të dy partive kryesore. Sepse kryetari “për katër minuta” të zgjedh ose të hedh, të emëron ose të shkarkon, të bën milioner, VIP, ose një Hiç…Rrëzimi i dekreteve të Presidentit për kandidatët e Gj. e Lartë nuk u bë se ata nuk ishin dhe aq “të pastër”, por se duhej t’i tregohej Presidentit, qytetarëve, gjithë të zgjedhurve, se në këtë vend zgjedhjet i bën vetëm një njeri, Berisha. Ndaj të zgjedhurit gjasme janë prej nesh, kur në të vërtetë janë në borxh të pashlyeshëm me kryetarin e partisë, të cilit janë të detyruar t’i shërbejnë verbërisht, edhe nëse ai i urdhëron të marrin vendime kundër interesit publik. Kështu që as “i zgjedhuri”, as qytetari, as opinioni publik, as anëtarësia partiake nuk kanë kurrfarë të drejte gjykimi, votimi, kontrolli a vendimmarrje të pavarur, aq më pak revokimi e kundërshtimi. Vini re si flasin nëpër foltore të (për)zgjedhurit e kryetarëve, të majtë e të djathtë, si citojnë dhe si imitojnë kryetarët respektivë, pa e vrarë hiç mendjen ç’përshtypje lënë në publik, nëse ngjallin simpati apo neveri, po vetëm nëse do t’i pëlqejnë kryetarit...Sepse për ta nuk vlen gjykimi ynë, interesi publik, madje as vota jonë, rëndësi për ta ka vetëm opinioni i kryetarit, përndryshe, ai i Dumbabës të radhës…!Ja pra përse nuk është ndërtuar e nuk do të ndërtohet Unaza e Tiranës, dhe jo vetëm!