E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interesi arkeologjik

Historia

“Lart në mal, diçka poshtë “Shtëpëzit të ri”, që tani është braktisur dhe është bërë “Shtëpëzi i vjetër”, banorët kanë zbuluar gjurmë lashtësie. Pjesë të një rrugë antike që lidhte ndoshta Antigonenë dhe Hadrianopolin me Leklin, Amantian dhe Bylisin e lashtë, disa kulla dhe fortesa mbrojtëse për këtë rrugë, qyngje qeramike, mbetje të një ujësjellësi, lotore dhe objekte të tjera të gjetura aty nga barinjtë dhe druvarët, shenja për banime prehistorike, i janë ekspozuar një ditë arkeologut të njohur, prof. dr. Neritan Ceka. “Ka interes të studiohen sepse kjo zonë është ende e paeksploruar nga arkeologët", u tha banorëve Ceka.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›