E Shtunë, 31 Tetor 2026

GJNP-ja lëshon mandat arresti për Muamar Gadafin

Gjykata e akuzon Gadafin për krime kundër njerëzimit dhe për urdhërimin e sulmeve ndaj civilëve pas kryengritjeve kundër tij në mes të shkurtit.

Gjykata me bazë në Hagë gjithashtu lëshoi mandate arresti edhe për dy nga ndihmësit e kolonel Muamar Gadafit -  për të birinin Saif al-Islamin dhe kreun e inteligjencës, Abdullah al-Sanussin.

Gjatë konfliktit që ka shpërthyer në Libi prej muajsh, besohet se kanë humbur jetën mijëra persona.

Kryetari i trupit gjykues, Sanji Monageng, theksoi se kishte prova të mjaftueshme për të besuar se Muamar Gadafi dhe i biri janë “penalisht përgjegjës si bashkë-autorë të tërthortë” për persekutimin dhe vrasjen e civilëve në Libi.

Mandatet e arrestit janë kërkuar nga kryeprokurori i GJNP-së, Luis Moreno-Ocampo, gjatë muajit maj. Ai theksoi se këta tre burra mbanin përgjegjësi për sulmet sistematike ndaj civilëve, raporton BBC-ja.

Moreno-Ocampo theksoi se Gjykata kishte prova se kolonel Muamar Gadafi kishte “urdhëruar personalisht sulmet kundër civilëve të paarmatosur dhe ishte pas arrestimit dhe torturimit të kundërshtarëve politikë”.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-27 14:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›