E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, policia përleshet me protestuesit për tunelin në Alpe

Për linjën që do të lidhë Torinon me Lionin pritet të fillojë së shpejti edhe gërmimet e tunelit. Linja e re pritet të përgjysmojë kohën e udhëtimit nga Torinoja në Lion.

Rezidentët lokalë ndërtuan barrikada në mënyrë që të mos lejonin makineritë e rënda të fillonin punën në rajonin piktoresk të Val di Susa-s, në veri të Italisë.

Policia italiane përdori shkopinj gome dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve. Qeveria italiane është e vendosur për t’ shkuar deri në fund projektit, i cili në pjesën më të madhe mbështetet nga paratë e BE-së, dhe ka urdhëruar vijimin e punimeve pavarësish kundërshtimeve mjedisore.

Policia shoqëroi të gjithë buldozerët për në vendin alpin ku do të fillojnë punimet. Demonstruesit i vunë zjarrin barrikadave në përpjekje për të bllokuar buldozerët, por dështuan të ndalojnë fillimin e punimeve.

Me herët, rreth 3000 persona morën pjesë në protestat paqësore në shenjë kundërshtimi ndaj projektit. Ata frikësohen se pavarësisht masave të marra për ndërtimin e investimit multi-miliardësh (euro), zona me bukuri natyrore të pakrahasueshme do të prishet.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-06-27 15:43
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›