Gruaja shmang vrasjen e burrit
Kurbin - Nje vrasje eshte shmangur dje pasdite nga nje grua. Bashkeshorti i saj dhe nje i tjeter person jane zene mes tyre ne nje sherr qe po shkonte ne gjakderdhje. Ngjarja ka ndodhur ne oren 15.00 ne lagjen numer 4 te qytetit Lac, te rruga e vjeter prane kishes se Shna-Ndout. Tonin Vlashi, rreth 40 vjec, nga Selita e Kurbinit pas nje grindjeje te castit, ka qelluar me pistolete ne drejtim te "rivalit" Preng Teska. Ky i fundit, nje 50 vjecar, lindur ne fshatin Skuraj dhe banues ne lagjen numer 4 te qytetit Lac, shpetoi mrekullisht, nga bashkeshortja e tij. "Gruaja e Preng Teskes, u sul dhe i devijoi doren autorit qe mbante pistoleten gati per qitje, duke bere te mundur ndryshimin e flurudhes se predhes e cila perfundoi ne mjediset e brendshme te lokalit te Preng Teskes", tha policia. Ne vendngjarje kane mberritur forcat e policise, te cilat kryen hetime dhe formuluan akuzat paraprake per veprat penale te "vrasjes se mbetur ne tentative" dhe "mbajtje pa leje te armeve dhe municioneve luftarake", ne ngarkim te 40-vjecarit Tonin Vlashi.
A. B
A. B