E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga pengmarresit ne varreza

Gjirokaster - Policia e Gjirokastres ka arritur te kape Altin Deden nga Tepelena i cili ishte denuar nga Gjykata e Apelit me 8 muaj burg. 35-vjecari eshte akuzuar per vepren penale te "heqje te paligjshme te lirise", pasi kishte marre peng per disa ore nje bashkefshatarin e tij. Ky person ne 2007-en, ne vendin e quajtur Metohasanaj te rrethit Tepelene, afer varrezave te fshatit ka marre peng per disa ore bashkefshatarin B. B, nga fshati Dhemblan i Tepelenes, per motive te dobeta. Altin Dada, ishte i shpallur ne kerkim pasi Gjykata e Apelit Gjirokaster, ne daten 2 korrik 2008, ka vendosur denimin me 8 muaj burg per vepren penale te "heqje te paligjshme te lirise", tha dje per "KJ", zedhenesi i policise se Gjirokastres, Gentian Mullai. Ngjarja ka ndodhur ne 11 korrik 2007 ne vendin e quajtur Metohasanaj ne rrethin e Tepelenes. Sipas burimeve policore, nje dite me pare 35 vjecari Deda ishte konfliktuar me bashkefshatarin e tij B. B per motive te dobeta. Duket se grindja mes dy bashkefshatareve kishte pasur shkaqe nje zenke te momentit, thone burimet policore. Por edhe pasi ishin ndare, duket se Altin Deda ka vazhduar te mbaje inatin ne lidhje me zenken. Diten e neserme afer varrezave te fshatit ai e ka takuar serish bashkefshatarin e vet duke i kerkuar shpjegime per ngjarjen e nje dite me pare. Por duket se debati i tyre ka vazhduar per disa ore nderkohe qe menjehere pas ngjarjes B. B ka denoncuar ne polici bashkefshatarin e tij duke e akuzuar se e kishte marre peng. "Ai filloi te me bertiste dhe te ushtronte terror psikologjik mbi mua, duke me bere fajtor te ngjarjes se nje dite me pare, nderkohe qe une megjithese tentoja te shkeputesha ai nuk me linte te largohesha" i ka shpjeguar ai policise ne lidhje me debatin e gjate qe kishte vazhduar per disa ore prane varrezave te fshatit. Blerim Kore


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›