E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia "freskon", dy shites droge

Tirane - Dy persona te dyshuar per trafik droge kane perfunduar dje ne pranga. Burime zyrtare nga policia e kryeqytetit bejne te ditur se gjithcka eshte realizuar nga specialistet e Seksionit Kunder Droges, ne koduar "Fresku". Sipas te njejtave burime mesohet se ne kete operacion jane sekuestruar 600 grame lende narkotike e llojit heroine dhe arrestuar ne flagrance 2 persona si posedues te saj. Policia tha se, jane vene ne pranga dy persona, Endri Balili, 22 vjec, lindur e banues ne Tirane dhe Henri Shehu, 20 vjec, lindur e banues ne Tirane. Sipas policise mesohet se dy te arrestuarit u kapen ne flagrance ne afersi te fshatit Linze ne Tirane. Pergjate momenteve te nderhyrjes se strukturave te antidroges, autoret e dyshuar kane tentuar te hedhin nga automjeti lenden narkotike e dyshuar e llojit Heroine. Pas nje pune operative gjurmuese disa ditore, u arrit kapja dhe dokumentimi i veprimtarise se tyre ne drejtim te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›