E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi dekreton miratimin e Strukturës Organizative të FA

Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, në mbështetje të neni 93 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të nenit 7, pika 3 të ligjit "Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Kreu i shtetit dekretoi miratimin e Strukturës Organizative të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Gjithashtu, Presidenti dekretoi sot dhe miratimin e Planit të Përhapjes së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›