Heroine ne autobusin Korce-Selanik pranga 34-vjecarit
KORE - Fsheh 1.3 kile heroine ne brez arrestohet 34-vjecari nga Korca. Gentian Rushani eshte arrestuar ne piken kufitare te Kapshtices ndersa tentonte te kalonte drogen e forte per ne Greqi. Ai u zbulua ne autobusin e linjes Korce-Selanik ndersa e kishte ndare lenden narkotike ne pako te vogla. Operacioni i koduar Radaneci beri te mundur bllokimin ne kohe te transportuesit te droges. Agjentet e antidroges kishin informacione per trafikun qe do te behej drejt shtetit fqinj. Ata kane vepruar sapo kane marre informacionin se Rushani kishte sasine e droges me vete. Gjate kontrollit ne banesen e tij ne lagjen 17 te Korces u zbulua dhe nje sasi prej rreth 1.4 kg kokaine. Policia e Korces beri te ditur vetem arrestimin e Rushanit ndersa nuk mesohet mbi bashkepunetoret e tij. Ndaj 34-vjecarit eshte ngritur akuza e trafikut te lendeve narkotike. Rushani po merret ne pyetje nga policia ne bashkepunim me prokurorine e rrethit per te dhene detaje mbi burimin dhe destinacionin e lendes narkotike. Po dje ne Pogradec nje operacion i koduar Osnati coi ne pranga 54-vjecarin aush Maxhari. Atij iu gjeten ne banese rreth 8 kg kanabis dhe nje sasi e konsiderueshme municionesh luftarake. g.a