Vlore Gjahtari i kerkuar per vrasje ne Itali
VLORE - Klevis Gjahtari 23-vjecari i plagosur rende mbremjen e se enjtes ka qelluar veten ne rrethana ende te paqarta. Kete fakt e konfirmoi dje policia e Vlores pas veprimeve te kryera. Nderkohe po nga policia pohohet fakti se i riu i sapokthyer nga Italia eshte i denuar ne shtetin fqinj per vrasjen e nje bashkatdhetari te tij. Ai njihet me emrin Erjon Gjahtari dhe ndaj tij eshte shpallur urdhri i kerkimit pasi gjykata ka vendosur denimin e tij me 27 vjet burg. Bashke me 4 persona te tjere Gjahtari eshte akuzuar dhe denuar per vrasjen e Berndard Kozares ndodhur ne vitin 2007. Gjahtari ishte personi i dyte ne kerkim bashke me Bledar Cullufen i denuar me burg te perjetshem per kete krim. Policia e Vlores bashkepunoi me zyren e Interpolit per te identifikuar personin. Aktualisht Gjahtari ndodhet ne Spitalin Ushtarak te Tiranes ne gjendje te rende per jeten. Duke sqaruar rrethanat e plagosjes se tij policia e Vlores tha se 23-vjecari ka qene i vetem ne shtepine e marre me qira ne lagjen Pavaresia. Ai eshte plagosur me nje pistolete 9 mm te prodhimit kroat qe e mbante pa leje arme e cila u gjet gjate kontrollit ne banese bashke me 10 grame lende narkotike. Pas goditjes i riu ka dale jashte per te kerkuar ndihme dhe ne rrugice eshte gjetur pa ndjenja. Nisur nga fakti i gjetjes se armes policia dyshon per veteplagosje.