E Shtunë, 31 Tetor 2026

GSH: Kongresmeni amerikan kerkon hapjen e kutive

TIRANE- Kryetari i Nënkomitetit për Europën i Komitetit të Politikës së Jashtme të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Bill Delahunt, përmes një letre drejtuar kryeministrit Sali Berisha shpreh shqetësimin për krizën politike që po kalon Shqipëria që pas zgjedhjeve të 28 qershorit dhe bën thirrje për zgjidhjen e krizën.

Në letrën, e cila është botuar sot në “Gazeta Shqiptare” , Bill Delahunt nxit kryeministrin Berisha në transparencë e zgjedhjeve nëpërmjet hapjes së kutive, në kuadrin e hetimit parlamentar të propozuar.
Në letrën dërguar kryeministrit Berisha Delahunt nenvizon se ky veprim do të mundësonte një vlerësim të qartë në funksion të përmirësimit të sistemit elektoral në të ardhmen.
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›