E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizat, Strazburg, PE sot seancë për Shqipërinë e Bosnjen

STRAZBURG- Parlamenti Europian do të zhvillojë sot pasdite një seancë diskutimesh ku do të analizohet ecuria në procesin e liberalizit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen. Komisioni për të Drejtat Civile dhe Cështjet e Brendshme në PE do të analizojë raportin prej 44 faqesh te hartuar nga Komisioni Europian mbi plotësimin apo mosplotesimin e udhërrëfyesit që do të cojnë në heqjen e vizave për shqiptarët dhe boshnjakët. Sipas raportit prej 44 faqesh, vihet në dukje se Shqipëria ka përmbushur një nga katër blloqet e Udhërrëfyesit, ndërsa 3 të tjerët janë plotësuar pjesërisht. Për këtë arsye, sipas këtij raporti kërkohet zbatimi me efikasitet i një sërë ligjesh dhe strategjive.
Nderkohe qe Bosnja ka përparuar duke shenuar progres në tre nga 4 blloqet e udhërrëfyesit.
Raporti vëren se një një pjesë e mirë e kuadrit ligjor është miratuar vetëm në 3 mujorin e parë të këtij viti, megjithëse kriteret përcaktoheshin qartë që në 4 qershor 2008, kur u dorëzua Udhërrëfyesi për heqjen e regjimit të vizave me vendet e hapësirës "Shengen". Në raport evidentohet miratimi i ligjeve si ai i diskriminit, i cili u miratua në shkurt të vitit 2010, ligji për planin e aksionit ndaj korrupsionit u miratua po ashtu në muajin e kaluar. Gjjithashtu, edhe ligji anti-mafia i miratuar në dhjetor të vitit 2009, ndërsa hyri në fuqi vetëm në janar të këtij. Po kështu, edhe ligji mbi planin e aksionit kundër drogës u miratua në mars 2010 si dhe ligji i ri për bashkëpunimin gjyqësor me autoritetet e huaja për çështje kriminale u miratua në dhjetor 2009 dhe hyri në fuqi në shkurt të 2010-ës. Periudha kohore kur janë miratuar dhe kanë hyrë në fuqi këto ligje përkon me bojkotin gjashtë mujor të opozitës, që do të thotë se mosprania e saj në Parlament për të qenë pjesë e miratimit të këtyre ligjeve nuk ka qenë aspak problem për mazhorancën, e cila i ka miratuar vetëm me votat e saj. Komisioni Evropian thekson gjithashtu se mos prezenca e opozitës në sallën e Kuvendit, ka përcjellë një mesazh jo fort të këndshëm për Brukselin, pasi apeli i institucioneve ndërkombëtare ka qenë për një bashkëpunim të thellë mes forcave politike.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›