E Shtunë, 31 Tetor 2026

GSHDNJ: Bollano perpara drejtesise

Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut kerkon venien perpara drejtesise te Vasil Bollanos, pas memorandumit te drejtuar Parlamentit grek ku kerkohet kushtezimi i ratifikimit te Marreveshjes se Asociim-Stabilizimit me Shqiperine deri ne plotesimin e kushteve te vena nga organizata Omonia.

Ne deklarate theksohet se kjo kerkese eshte shprehje e hapur e denigrimit ndaj identitetit kombetar shqiptar, qe cenon rende pavaresine e shtetit dhe rendit kushtetues duke nxitur probleme te paqena etnike qe sjellin pasoja negative per shtetin shqiptar.

Kjo kerkese, thuhet me poshte ne deklarate, eshte ne shkelje te hapur edhe me permbajtjen e Kodit Penal te Republikes se Shqiperise, pasi cenon dispozita specifike qe kane te bejne me rendin kushtetues.

Gjithashtu, Grupi Shqiptar per te Drejtat e Njeriut thekson se pas analizimit te kesaj kerkese dhe nga vete situata e krijuar i terheq vemendjen aktoreve te shtetit shqiptar dhe Parlamentit, qe te reagojne ndaj kesaj kerkese, e cila jo vetem qe nuk gjen lidhje dhe gjeneze historike por nga ana tjeter eshte ne shkelje te rende te dispozitave kushtetuese, te cilat specifikohen ne parimet e pergjithshme te unitarizmit, pandashmerise, sovranitetit dhe ruajtjes se interesave kombetare ne respekt te mbrojtjes se te drejtave dhe lirive te njeriut.

Kete here jane shoqatat per te drejtat e njeriut ato qe denoncojne bemen me te fundit te Vasil Bollanos, zbehur ne kete menyre edhe deklaratat e PBDNJ, qe drejtoi gishtin e akuzes nga mediat te cilat i quajti frenuese te proceseve integruese te vendit.

Mbetet per t’u pare se cila do te jete tani akuza e radhes e PBDNJ, kete here ndaj Grupit Shqiptar per te Drejtat e Njeriut.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›