LOEM: Greqia dëshiron zhdukjen e Maqedonisë si shtet
Anëtarët e Lidhjes së Odave Ekonomike të Maqedonisë (LOEM) në takimin që kanë zhvilluar gjatë ditës së djeshme me presidentin maqedonas, Branko Cërvenkovski, kanë shprehur pakënaqësitë lidhur me veton greke. Ata theksuan se vetoja greke ndaloi hyrjen e Maqedonisë në NATO dhe më këtë direkt pengoi zhvillimin dhe progresin ekonomik. “Greqia në kontinuitet po tregon se dëshiron që Maqedonia të mos ekzistojë fare. Duke mos e pranuar si shtet, si popull duke i shkaktuar shumë pengesa në rrugën e integrimeve euroatlantike ajo po tregon se e dëshiron zhdukjen e Maqedonisë si shtet”, - deklaroi, kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike, Venko Gligorov. Ai tha se Maqedonia me aleatët e saj do të kërkojë heqjen e Maqedonisë nga NATO dhe BE, sepse sillen në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare. Nga ana tjetër presidenti Cërvenkovski deklaroi se Maqedonia duhet të angazhohet maksimalisht që në një periudhë të shkurtët kohore të arrijë kompromis të arsyeshëm dhe zgjidhje për emrin kushtetues.
Kinë, numri i viktimave mund të arrijë 50 000 veta
Rreth 4000 veta konsiderohen ende të humbur në Kinë dhe numri i të vdekurve mendohet se do të shkojë në 50 000 veta. Më shumë se 100 000 ushtarët që kanë mundur të lirojnë nga copat e shkëmbinjve dhe masat e dheut disa rrugë të rëndësishme për në zonën ku ishte epiqendra e tërmetit gjenden në një garë me kohën. Gjysma e popullsisë në rajonin e krizës është e prekur nga tërmeti, gati dhjetë milionë vetë. Ministri kinez i shëndetësisë Gao Çiang tha në Pekin: “Ky tërmet në Sizhuan është katastrofa më e rëndë natyrore, që prej themelimit të Republikës Popullore të Kinës në vitin 1949. Sa më kujtohet mua më parë nuk ka patur reagime kaq të shpejta dhe efektive ndaj katastrofave natyrore. As mobilizim dhe organizim kaq të gjerë”. Nga e gjithë Kina vijnë në Sizhuan ushqime, ujë i pijshëm dhe pajisje teknike. 100 helikopterë shtesë ka dërguar vetëm ditën e enjte qeveria kineze në zonën e katastrofës. Veç kësaj Kina ka pranuar edhe ndihmat nga jashtë. Avionë rusë me ndihma kanë mbërritur ndërkohë në vend. Specialistë shpëtimi nga Tajvani dhe Japonia pritet të vijnë. Nga Gjermania do të shkojë për të ndihmuar një specialist për katastrofat i Karitasit.
17 Maj 2008