Xhani: “Ora e kuqe ka ardhur”
Dash Frashëri
“Trofeu do të jetë i joni. Djemtë më kanë premtuar që do të bëjnë të pamundërën. Festa do të kalojë çdo përmasë. Tifozët tanë e meritojnë”. Presidenti i Partizanit, Albert Xhani nuk ka asnjë dyshim. Është më i bindur se kurrë. Ora e “kuqe” ka ardhur. “Kemi lojtarët më të mirë. Kemi karakter më të fortë. Jemi skuadër. Dhe mbi të gjitha jemi e tëra shqiptare. Ne kurrë nuk do të jemi vetëm”. Partizani është më afër se kurrë pranë plotësimit të një ëndrre, që çuditërisht ka zgjatur jo pak, por 15 vjet. Koreografia e tifozëve, dekori në tribunat pritet të jetë spektakolar. “Zëmra është e kuqe, flamuri është i kuq, Partizani është i kuq”, - thotë një nga përfaqësuesit e “Ultrasve të kuq”, i cili thotë se prej dy javësh tifozët e Partizanit kanë shpenzuar shuma të jashtëzakonshme për të krijuar në stadium një koreografi të panjohur më parë në Shqipëri. Mijëra flamuj, banderola, fishekzjarre. “Ky titull është edhe për Jotin, kryetifozin tonë historik”.
KËSHILLA E KUQE – “Gjendja në skuadër është e mrekullueshme dhe të gjithë lojtarët janë të përgatitur për të dhënë maksimumin në fushë”, - thotë presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i cili ka investuar shuma të konsiderueshme. “Është kampionati i 60-të i Partizanit në Superligë dhe duhet festuar me një titull,ashtu siç bënë edhe Loro Boriçi me shokë kur Partizani luajti kampionatin e parë në vitin 1947”. Edhe pse do të ketë, ndoshta 1/10 e atyre tifozëve që mund të vinin në “Qemal Stafa”, drejtuesit e Partizanit u kërkojnë thirrje tifozëve të kuq besojnë se do të ndihmojnë lojtarët e tyre për të gjetur frymëzimin dhe ritmin e duhur në 90 minutat e fundit ku luhet edhe një sezon i tërë. “U bëjmë thirrje tifozëve të na mbështesin. Edhe pse numri i tyre në shkallët e stadiumi do të jetë shumë i vogël me ata që do të ishin në stadiumin tonë “Qemal Stafa”, ata do ta “rrethojnë” ish-stadiumin “Dinamo”. Nga ana tjetër, dua t’i paralajmëroj që të mos bien pre e provokimeve, por të jenë të kujdesshëm”.
31 TROFE - Në stadiumin e përgjysmuar si “gjysmagjel”, “Selman Stërmasi”, ku do të luhet edhe “finalja” e Kampionatit të 69-të Kombëtar të Futbollit, Dinamo-Partizani, do të zbresin në fushë dy skuadra që bashkarisht e kanë fituar 31 herë kampionatin shqiptar, por që me rivalitetin e tyre të spikatur kanë qenë për më shumë se 40 vjet edhe imazhi i futbollit shqiptar. Dinamo ka arkivin e saj, një titull më shumë se Partizani, por skuadra e kuqe me formën që ka treguar në ndeshjet e fundit, vlerësohet si favoritja kryesore për të fituar Superligën, e për tu barazuar kësisoj me blutë, në kuotën e 16 titujve. Gjithsesi, në krahasimin specifik të kombinuar “kampionat + kupë”, Partizani ka një trofe më shumë se Dinamo: 30 Partizani (15 kampionate dhe 15 kupa), 29 Dinamo (16 kampionate dhe 13 kupa).
130 NDESHJE- Dinamo e Partizani të shtunën do të përballen për herë të 130 gjatë historisë së tyre, qysh nga takimi i parë që daton më 14 maj 1950, kur Partizani humbi me rezultatin 1-0. Në 129 ndeshjet e zhvilluara midis tyre, Partizani ka një diferencë të qartë fitoresh ndaj rivales së tij: 46 fitore për Partizanin, 38 fitore me Dinamon, 45 barazime. Edhe golaverazhi flet për të kuqtë: 154 gola të realizuar, kundrejt 136 të Dinamos.
Partizani ka në “arkivin e tij” një trofe më shumë se Dinamo, duke llogaritur kampionatet dhe kupat e fituara: 30 Partizani (15 kampionate dhe 15 kupa), 29 Dinamo (16 kampionate dhe 13 kupa).
Partizani, që synon fitimin e titullit kampion dhe barazimin me trofe me Dinamon, nga 16, ka një bilanc statistikor pozitiv në 23 ndeshjet e fundit, që nga sezoni 1999-2000. 11 fitore mbajnë firmën e kuqe, kundrejt 9 të Dinamos, ndërsa 3 takime janë mbyllur në barazim. Golaverazhi flet për një gol më shumë të Partizanit: 26-25. Ja dhe ndeshjet e fundit midis tyre në kampionat.
TENSION NË KAMPE - Adrenalina në dy kampet e dy rivaleve të mëdha të “ngujuara” jashtë kryeqytetit është në maksimum. Një kurbë, që kalon të jashtëzakonshmen. Kurrë më parë, një ndeshje e kampionatit modest shqiptar, të pasviteve 1990, nuk ka përjetuar kaq shumë “tension”, që nis që nga etja e dy ekipeve për të dominuar pas “epokës bardheblu”, por edhe nga “agresiviteti” gjatë katër ndeshjeve të këtij sezoni midis dy ekipeve: dy në kampionat e dy në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në fakt, rikthimi në kohë të jep të drejtë. Pamjet që “prodhoi” fundi i ndeshjes së dytë Partizani-Dinamo në Kupën e Shqipërisë, janë ende të freskëta. Mesfushori shkatërrues i Partizanit, Bledar Devolli u ndëshkua gjashtë muaj, duke humbur sezonin, ndërsa mesfushori i avancuar i Dinamos, Bekim Kuli pasi u dënua me katër ndeshje u fal, duke kryer vetëm një të tillë.
SEZONI 2007-2008
Dinamo-Partizani 2-0
Partizani-Dinamo 1-0
SEZONI 2006-2007
Dinamo-Partizani 0-0
Partizani-Dinamo 2-1
Dinamo-Partizani 0-2
SEZONI 2005-2006
Partizani-Dinamo 2-1
Dinamo-Partizani 1-2
Partizani-Dinamo 1-0
Dinamo-Partizani 3-0
SEZONI 2004-2005
Partizani-Dinamo 0-1
Dinamo-Partizani 3-2
Partizani-Dinamo 0-2
Dinamo-Partizani 2-0
SEZONI 2003-2004
Partizani-Dinamo 2-1
Dinamo-Partizani 0-2
Partizani-Dinamo 5-2
Dinamo-Partizani 3-1
SEZONI 2002-2003
Partizani-Dinamo 0-0
Dinamo-Partizani 0-0
SEZONI 2001-2002
Dinamo-Partizani 0-1
Partizani-Dinamo 0-2
SEZONI 1999-2000
Dinamo-Partizani 2-1
Partizani-Dinamo 1-0
Bilanci: 23 ndeshje; 9 fitore Dinamo, 3 barazime, 11 fitore Partizani. Golat 25:26
“MINIKAMPIONATI”
Partizani, “kampion” i kryeqytetit
Kur kanë mbetur vetëm 24 orë nga përballja e madhe Dinamo-Partizani, ku në pëfundim të 90 minutave të luajtura në “Selman Stërmasi” do të përcaktohet kampioni i ri i Shqipërisë, ia vlen të bëjmë një “skaner” statistikash të ecurisë së dy ekipeve gjatë këtij sezoni. Dinamo kryeson me 2 pikë më shumë se Partizani, ku pas 32 javësh ka grumbulluar 67 pikë, kundrejt 65 të koleksionuara nga formacioni i kuq. Dinamo mban një numër rekordesh sezonale: numrin më të madh të fitoreve, 20; numrin më të madh të golave, 54; numrin më të vogël të golave të pësuar, 13. Blutë kanë regjistruar edhe fitoren më të thellë sezonale: 7-0 kundër Skënderbeut, por dhe 6-0 kundër Flamurtarit. Edhe Partizani ka statistikat e tij: është ekipi që ka pësuar më pak humbje, 3, dhe e vetmja skuadër që nuk ka pësuar humbje në shtëpi. Në “minikampionatin” e kryeqytetit, ku marrin pjesë Dinamo, Partizani e Tirana (duke mos e llogaritur derbin e së shtunës) “kampion” është Partizani, me 10 pikë, kundrejt 7 të Dinamos e 5 të Tiranës. Skuadra e kuqe ka dukshëm bilancin më të mirë në raport me dy rivalët. Në pesë ndeshje, 3 me Tiranën e 2 me Dinamon, Partizani ka fituar 3 takime. Dinamo në po kaq ndeshje ka fituar 2 të tilla. Tirana në 6 ndeshje ka arritur vetëm një fitore dhe këtë me Dinamon.
DINAMO-PARTIZANI
Faza I: Dinamo-Partizani 2-0
Faza II: Partizani-Dinamo 1-0
Faza III: Dinamo-Partizani 17.05
2 ndeshje: 1 fitore Dinamo, 1 Partizani. Golat: 2-1
PARTIZANI-TIRANA
Faza I: Partizani-Tirana 0-0
Faza II: Tirana-Partizani 1-4
Faza III: Partizani-Tirana 2-1
3 ndeshje: 2 fitore Partizani, 1 barazim. Golat: 6-2
DINAMO-TIRANA
Faza I: Dinamo-Tirana 0-2
Faza II: Tirana-Dinamo 0-0
Faza III: Tirana-Dinamo 1-2
2 ndeshje: 1 fitore Dinamo, 1 barazim, 1 fitore Tirana. Golat: Partizani. Golat: 2-3
Renditja ND F B H Gol Pike
1 Partizani 5 3 1 1 7:4 10 pikë
2 Dinamo 5 2 1 2 4:4 7 pikë
3 Tirana 6 1 2 3 5:9 5 pikë
HISTORIA
Titulli i parë i Dinamos, shpikje komuniste
Titulli parë i fituar nga Dinamo, ai i vitit 1950 është kryekëput një absurditet, falë shpikjeve shqiptare. Partizani morri pjesë për herë të parë në kampionatin maksimal, atëherë quhej Kategoria e Parë, në kampionatin e 11-të shqiptar, në sezonin e vitit 1948 (luhej pranverë-dimër, dhe jo si tani, vjeshtë-pranverë), ku fitoi tre tituj rresht: 1947, 1948 e 1949. Dinamo morri pjesë për herë të parë në vitin 1950, në kampionatin e 13-të Kombëtar, ku morrën pjesë 12 ekipe. E veçanta e këtij kampionati është fakti se Dinamo u përcaktua kampione falë koeficientit më të mirë të golaverazhit, përpjestim i golave të shënuar me ato të pësuar. Një shpikje absurde e kohës. Dinamo e Partizani e mbyllën kampionatin me pikë të barabarta: nga 29. Dinamo kishte golaverazhin 60-6 (koeficent 10), ndërsa Partizani 77-10 (koeficient 7.7).
Një parukier për derbin
Një parukier italian për superderbin Dinamo-Partizani. Duket si shaka groteske, por në të vërtetë është kështu. Gjyqtari italian i Serisë A, 35-vjeçari Paolo Taljavento, do të jetë gjyqtari i superderbit Dinamo-Partizani, do të përcaktohet kampioni i ri i Shqipërisë. Në vitin 2006, u përfshi në hetimin e skandalit të futbollit italain “Kalçopolit”, pasi emri i tij ndodhej në procesverbalet e përgjimeve telefonike. Gjithsesi, më pas Taljavento u lirua nga çdo akuzë më pas, pasi gjykata sportive nuk gjeti prova bindëse. Në 1 janar të vitit 2007, Taljavento u bë gjyqtar ndërkombëtar dhe në Serinë A ka drejtuar mbi 50 ndeshje, ku ndeshja e parë e tij daton në fundin e sezonit 2003-2004. Taljavento do të jetë “xhaketa” e katërt italiane që do të gjykojë një ndeshje në Shqipëri. Rrugën e hapi Paskuale Rodomonti
i cili në vitin 2003 gjykoi ndeshjen e play-ofit midis Lushnjës e Apolonisë (4-1). Me pas ishte Alfredo Trentalanxhe që gjykoi finalen e Kupës së Shqipërisë, Dinamo-Tirana (1-0). Stefano Farina drejtoi finalen e Kupës së Shqipërisë, Vllaznia-Tirana (0-1). Në Shqipëri kanë gjykuar edhe spanjolli Fernandez Marin (2002) në takimin Dinamo-Tirana (0-0) të vlefshëm për Kampionatin e 63-të Kombëtar, por dhe gjermani Babak Rafati, i cili gjykoi finalen e këtij viti të Kupës së Shqipërisë, atë Vllaznia-Tirana 2-0.
Precedentët e “huaj”
2008: Kampionati i 69-të
Dinamo-Partizani, 17 maj
Paolo Taljavento (Itali)
2008: Finale e Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Tirana 2-0
Babat Rafati (Gjermani)
2006: Finale e Kupës së Shqipërisë
Vllaznia-Tirana 0-1
Stefano Farina (Itali)
2003: Finale e Kupës së Shqipërisë
Dinamo-Tirana 1-0
Alfredo Trentalanxhe (Itali)
2003: Pleof i Kampionatit të 64-t
Lushnja-Apolonia 4-1
Paskuale Rodomonti
2002: Kampionatit të 63-të
Dinamo-Tirana 0-0
Fernandez Marin (Spanjë)
Partizani, 1500 ndeshje në kampionate
Partizani synon të fitojë titullin e 16-të në ndeshjen e tij të 1500-të në 60-të kampionate ku ka marrë pjesë qysh nga viti 1947.
Për të apasonuarit e statistikave, ndeshja e së shtunës kundër Dinamos, rrumbllakos shifrën 1500 për të kuqtë. Një shifër e bukur dhe kuptimplote për skuadrën më të dashur në Shqipëri, që e nisi aventurën e saj në vitin 1947, që përkon edhe me kampionatin e 10-të në Shqipëri. Kështu, duke llogaritur edhe 32 ndeshjet e këtij sezoni, Partizani, fitues i 15 kampionateve ka zhvilluar 1499 ndeshje. Bilanci është pozitiv i dukshëm: 811 fitore, 394 barazime dhe 294 humbje. Golaverazhi: 2710 gola të shënuar, 1235 gola të pësuar. +1475 diferenca e golave. Në kampionatin e 61-të, renditet e fundit dhe zbret në kategorinë e dytë, ku luan në sezonin 2000-2001, ku dhe u shpall kampion i Kategorisë së Dytë, sot e para. Dinamo pjesëmarrjen e saj të parë e ka në kampionatin e 13-të Kombëtar, në vitin 1950, dhe është shpallur kampione për herë të parë. Është pjesëmarëse në të gjitha kampionatet në vazhdim. Gjithsej në 58 kampionate. Është 16 herë kampione, për herë të fundit ne sezonin 2001-2002. Ka zhvilluar deri më sot, duke përfshirë edhe 32 ndeshjet e sezonit aktual, 1489 ndeshje, 765 fitore, 410 barazime dhe 314 humbje. Golavarazhi 2460-1256, + 1204 diferenca e golave.
Partizani
1499 ndeshje; 811 fitore, 394 barazime, 294 humbje. Golat: 2710:1235.
Dinamo
1489 ndeshje; 765 fitore, 410 barazime, 314 humbje. Golat: 2460-1256
KAMPION
1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956, 1960, 1966/1967, 1972/1973, 1974/1975, 1975/1976, 1976/1977, 1979/1980, 1985/1986, 1989/1990, 2001/2002.
KUPA E SHQIPËRISË
1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1971, 1974, 1978, 1982, 1989, 1990, 2003.
PARTIZANI
KAMPION
1947, 1948, 1949, 1954, 1957, 1958, 1959, 1961, 1962/1963, 1963/1964, 1970/1971, 1978/1979, 1980/1981, 1986/1987, 1992/1993,
KUPA E SHQIPERISË
1948, 1949, 1957, 1958, 1961, 1964, 1966, 1968, 1970, 1973, 1980, 1991, 1993, 1997, 2004.
Në Europë
PARTIZANI
Ndeshje 41; fitore 8, barazime 6, humbje 27. Golat 29:73
DINAMO
Ndeshje 34; fitore 6, barazime 6, humbje 22. Golat 20:60
DINAMO
KAMPION
1950, 1951, 1952, 1953, 1955, 1956, 1960, 1966/1967, 1972/1973, 1974/1975, 1975/1976, 1976/1977, 1979/1980, 1985/1986, 1989/1990, 2001/2002
KUPA E SHQIPËRISË
1950, 1951, 1952, 1953, 1954, 1960, 1971, 1974, 1978, 1982, 1989, 1990, 2003
Orges Shehi drejt Vietnamit: 150 mijë dollarë transferimi
Portieri i Partizanit, Orges Shehi, synon ta mbyllë me një trofe aventurën Shqipëri, përpara se të bëhet futbollisti i parë që do të luajë në kampionatin vietnamez. Lajmi jepet për “Albania”-n nga menaxheri i njohur, Mario Cenolli, i cili punon për “Vata Vizion Football Management”. “Po, është e vërtetë, - tba Cenolli, - Orges Shehi do të luajë sezonin e ardhshëm për skuadrën Mauçisun. Gjithçka do të bëhet me pëlqimin e presidentit të klubit të futbollit Partizani, Albert Xhani, pasi lojtari është në kontratë edhe sezonin tjetër”. Cenolli jep edhe shifrën e transferimit. “Bashkëpunëtori im, agjenti i FIFA-s, Mua Huan Nguyen, prej kohësh ka një DVD të Shehit, dhe drejtuesit e skuadrës e kanë përqye shumë. Shehi vlerësohet për përvojën e tij. Shuma do të jetë rreth 150 mijë dollarë dhe transferimi do të kryhet në muajin shtator”.
17 Maj 2008