Gabimet e drejtësisë shqiptare për rastin Grori e të tjerë
22/07/2009 Avokatët në konferencë për shtyp
TIRANË- Avokatët Ardian Kasapi dhe Sokol Koçiu rrëfyen dje gabimin e drejtësisë shqiptare për rastin e Arben Grorit, por edhe rasteve të tjera. Gjatë një konference për shtyp, ku të pranishëm ishim edhe kolegë të tjerë të tyre, përfaqësues nga Avokati i Popullit ata thanë se “Vendimi i dhënë për Arben Grorin ka rrëzuar mitin për pavarësinë e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë. Kjo pavarësi ka një nënshkrim karshi ligjit. Gjyqtarët ose nuk e kanë ditur ose nuk kanë dashur ta zbatojnë mosnjohjen e vendimit të gjykatës Italiane. Në të dyja rastet kemi të bëjmë me shkelje të ligjit”, tha dje Sokol Koçiu. Me tej dy avokatët shtuan se nga ana e Gjykatës së Strasburgut janë konstatuar “shkelje të nenit 3 të Konventës lidhur me trajtimin çnjerëzor të Arben Grorit nga ana e autoriteteve kompetente shtetërore; shkelje të nenit 5/1 të Konventës për burgim të padrejtë; shkelje të nenit 6/1 të Konventës për një proces të rregullt ligjor ndaj tij dhe shkelje të nenit 34 të Konventës për pengim të së drejtës së aplikantit për ankim në Gjykatën Evropiane lidhur me sëmundjen e tij”. Po ashtu Gjykata e Strasburgut e ka vlerësuar si burgim të padrejtë për Grorin periudhën 15 maj 2002 – 20 dhjetor 2003, të cilën e ka konsideruar si burgim që është bërë për llogari të njohjes dhe konvertimit të vendimit italian. Lidhur me sa sipër gjykata ka vendosur që shteti shqiptar deri më datën 7 janar 2010, t’i paguaj aplikantit 8,000 (tetë mijë euro) për dëm jo material dhe 7,000 (shtatë mijë euro) për kosto dhe shpenzime. Avokatët kanë argumentuar dje se përfitimet e Grorit në lidhje me këtë çështje kanë të bëjnë me heqjen e burgimit të tij të përjetshëm, përfitim financiar, do të ketë një ndryshim të trajtimit shëndetësor, por mbi të gjitha ata argumentuan se Grori ka të drejtë të aplikojë edhe për vendimin tjetër të dhënë për trafikim të narkotikëve. Sipas mbrojtësve të tij, gjatë gjykimit janë konstatuar shkelje të ligjeve, si në rastin e dënuar për veprën penale të vrasjes së shtetasit Naim Zyberi në Itali. “Të gjitha njohjet dhe konvertimet e vendimeve penale të huaja nga gjykatat shqiptare, të cilat në themel kanë marrëveshje ndërkombëtare të paratifikuara nga shtetet respektive, konsiderohen të paligjshëm dhe duhen prishur në bazë të instrumenteve të ankimit të garantuara nga shteti shqiptar”, thanë avokatët.